Analiza/ Çfarë është Micoren, ilaçi i viteve 1980 që po shqetëson ish-futbollistët?

Jan 24, 2023 | 23:41
SHPËRNDAJE

Pas vdekjes së Gianluca Viallit dhe Sinisa Mihajlovic nga tumoret, bota e futbollit ka nisur të dridhet. Në veçanti, ish-lojtarët kanë frikë se suplementet dhe barnat që dikur merreshin shumë më lehtë se sa sot, mund të shkaktojnë sëmundje me pasoja fatale për jetën.

E3CB0A64-BEFE-4F42-BD11-9E080C408BE5

Pas Dino Baggio, edhe Marco Tardelli pranoi se ishte i shqetësuar. Ish-lojtari i Juventusit dhe i kombëtares italiane, e pranon se gjatë karrierës së tij ka pirë vazhdimisht Micoren. “Kur kam luajtur, në vitet 1980-1990, nuk kishte një vëmendje aq të madhe ndaj farmakologjisë sa sot.

Sot një lojtar ndiqet shumë në aspektin mjekësor, madje asistohet edhe nga pikëpamja psikologjike” deklaroi 68-vjeçari në një intervistë për Corriere della Sera.

Tardelli shtoiKohët e rikuperimit nga dëmtimet ishin të shkurtra. Ne ishim të detyruar të luanim, prandaj ka mundësi që të kemi abuzuar me ndonjë ilaç. Ne i besonim verbërisht mjekut të klubit. Nuk kishim as njohuritë dhe ndërgjegjësimin që kanë lojtarët e sotëm”.

Ish-futbollisti i famshëm italian nuk beson se ka një lidhje të drejtpërdrejtë midis ilaçeve të marra dhe vdekjes së parakohshme të disa sportistëveAskush nuk e ka shpjeguar ndonjëherë këtë marrëdhënie. Si mund ta mbështetemi tek një tezë e tillë? Sigurishtështë e sigurt që nuk do të shihni ish-sportistë që t’i kalojnë të 100-at”,- theksoi ai.

Në këtë çështje ka ndërhyrë edhe Giuseppe Bergomi, që kujton përvojën e tij me ilaçin Micoren kur luante me Interin. Ish-kapiteni legjendar i skuadrës zi-kaltër, aktualisht trajner,thotë se u inkurajua të marrë Micoren për të përmirësuar performancën e tij sportive.

“Edhe unë kam frikë. Por 20 vjet më parë kur fola, mora një letër kërcënuese nga federata italiane e futbollit, FIGC. Kur isha në një klub, emrin e të cilit nuk do ta përmend, e konsumoja Micoren para lojës si të ishte një karamele. Në kohë ai ilaç nuk ishte i ndaluar. Por pas disa vitesh u be shumë i ndaluar. Po ashtu kam pirë edhe Anemina, një lëndë që nuk cilësohej doping, por ia ndjeja efektin:nuk ndjeja lodhje në fushë, kisha rrahje zemre të përshpejtuar dhe një përqendrim më të madh”– thotë Massimo Brambati, agjent sportiv dhe ish-futbollist.

Gjatë viteve 1980, Micoren ishte një substancë ligjshme, e konsideruar si e padëmshme.

Por më pas, konsumimi i saj u ndalua në mbarë botën për shkak të rreziqeve të mundshme shëndetësore që paraqet për atletët. U përdor kryesisht në botën e futbollit, por më pas në vitin 1985 u ndalua me ligjin antidoping.

Ai është përdorur për ta nisur ndeshjen me 100 për qind të kapacitetit të mushkërive, dhe për të parandaluar që trupi të mësohej me sforcimin fizik që në minutat e para të lojës. Po ashtu,ai ndihmoi në ruajtjen e sforcimi të gjatë në kohë.

Është një ilaç që përmirëson frymëmarrjen, jepet nga mjekët në rastin e krizave të astmës dhe presionit të ulët të gjakut. Megjithatë, në një periudhë afat të shkurtër, ai ka efekte anësore të rëndësishme:probleme kardiovaskulare, teksa dihet shumë pak dihet mbi efektet e tij afatgjata.

Duket se futbollistët nuk këshilloheshin (nga mjekët dhe trajnerëtqë të merrnin vetëm Micoren, por një koktej me barna të ndryshme. Isha 20 vjeç dhe më thanë se duke pirë një koktej të tillë do të kisha një paraqitje më të mirë në fushën e blertë. Kishte trajnerë që inatoseshin po të mos i pije ato”- thotë Brambati.

Lidhur me këtë çështje ka folur edhe Florin Raducioiu, sulmuesi i Barit, Veronës, Brescias dhe Milanit në vitet 1990. Por për të shmangur alarmet e panevojshme, trajneri i kombëtaresitaliane, Roberto Mancini, i ftoi të gjithë të “gjitha këto deklarata të merren me rezerva”, në pritje të studimeve shkencore për të sqaruar efektet afatgjata të barnave si Micoren. / Today – Bota.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura