ANALIZA/ Zgjohu Amerikë, Rusia është kthyer!

Nov 26, 2015 | 18:27
SHPËRNDAJE

Kolumnisti amerikan dhe konsulenti financiar, David Paul, që shkruan rregullisht në “Huffington Post” në një analizë të tij shkruan se SHBA-të nuk mund ta injorojnë më Rusinë.

Duke iu referuar rrëzimit të avionit rus nga forcat turke dhe reagimin e Rusisë pas kësaj, Paul mendon se Rusia tashmë po tregon se është rikthyer në arenën ndërkombëtare më e fuqishme se para krizës së Krimesë.

Rusia sipas tij tregoi se i mbijetoi sanksioneve dhe presionit Perëndimor për krizën në Ukrainë dhe se SHBA-të duhet të tregohen të kujdesshme me Putinin.

Zgjohu Amerikë, Rusia është kthyer!

David Paul

Duke folur para Këshillit për Marrëdhëniet e Jashtme javën e kaluar, Hillari Klinton shpalosi objektivin që thuhet zakonisht nga të gjithë kandidatët presidencialë: ISIS nuk duhet të tolerohet, duhet të shkatërrohet.

Megjithatë, përtej kësaj deklarate, pavarësisht gjithë furisë së krijuar në fillim të fushatës për sulmet mbi ISIS dhe dështimet e strategjisë amerikane deri më sot, pak nga kandidatët kanë sugjeruar ndryshe nga ajo që kemi qenë duke bërë deri më tani.

analiza-rusia

Bombardime ajrore, operacione të veçanta dhe armatosje e kurdëve…

Angazhimi ynë në Siri….Nga të gjitha llogaritë, jemi kundër pothuajse çdo ane të luftës civile në atë vend. Përpjekjet tona për të “trajnuar” forcat tona luftarake ka qenë një dështim që ka kushtuar shtrenjtë. Nocioni se ne do trajnonim sunitët sirianë të kthehen në Siri për të luftuar ISIS, ishte që në fillim e ‘mbytur’ në ironi. Aftësia jonë për të angazhuar aleatët tanë suni në rajon për të luftuar ISIS ka pasur sukses të kufizuar.

Formula që Hillary parashtroi këtë javë sugjeron se duke i dhënë fund luftës civile në Siri, është një hap i parë i domosdoshëm drejt shkatërrimit të ISIS.

Por Hillari ka injoruar hyrjen e fundit të Rusisë në luftën civile në Siri në mbrojtje të regjimit të Asadit. Siria ka qenë një aleat rus për dekada të tëra.

Rrëzimi gjatë kësaj jave i një avioni rus nga një raketë turke, dhe takimi urgjent i NATO-s, veprimi turk ishte rrëzimi i parë i një avioni rus që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, do të shtojë një perspektivë të re konfliktit në Siri, dhe do të na detyrojë të kuptojmë se më shumë se vëmendja mbi Bashar al-Assad, dhe madje edhe për ISIS, do të shohim se si të menaxhojmë marrëdhëniet tona me Rusinë, e cila është shumë më e rëndësishme se këto çështje.

Në qoftë se Rusia është e angazhuar për mbijetesën e aleatit të saj në Siri, ky është një faktor që nuk mund të injorohet.

Gjatë ditëve të fundit, nocioni për të vendosur forcat amerikane në terren në Siri duket se ka fituar mbështetje në vend. Por për ta bërë këtë mungon një aleancë me Rusinë që shkon përtej “dekonfliktualitetit” të përpjekjeve të tanishme për të shmangur incidente të paparashikuara mes avionëve tanë dhe të tyre në luftërat tona respektive ajrore mbi territorin sirian do të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme, sic na sugjeron rrëzimi i avionit rus.

Në qoftë se ne do kemi trupa në terren, ndërsa Rusia është e angazhuar në mënyrë të pavarur në një luftë ajrore mbi vendin, është e pashmangshme që në një moment ushtarë amerikanë do të vriten nga bombat ruse, duke çuar në një përshkallëzim potencial të tmerrshëm të konfliktit.

Heshtja Hillary-së në lidhje me Rusinë ishte i dukshme. Më shumë se kur katër vjet më parë Barack Obama deklaroi se Bashar al-Assad duhet të rrëzohet, por teksa Amerika ka rritur shumë luftën e saj verbale mbi Asadin, asnjë konsideratë nuk është dhënë nëse Rusia mund të vijë në mbrojtje të aleatit të tij.

Që nga ajo deklaratë e presidentit Obama, megjithatë, Rusia ka konfiskuar Krimenë dhe ka sponsorizuar një luftë në lindje të Ukrainës.

Kjo do të thotë, se Presidenti rus Vladimir Putin i ka deklaruar botës dhe Shteteve të Bashkuara në veçanti, se Rusia është kthyer nga vdekja, dhe nuk mund të shpërfillet më si një fuqi në botë.

Duhet të imagjinojmë se hyrja e Putinit në konfliktin sirian është një hap i llogaritur për rikthimin e interesave strategjike të Rusisë përtej kufijve të saj, dhe se ai nuk do t’i futej kësaj ludte pa e parë se ishte i përgatitur që të rrinte deri në fund të saj.

Regjimi i Assad nuk ka qenë kurrë një shqetësim strategjik i interesave amerikane apo për aleatët tanë. Nga ana tjetër, marrëdhëniet tona me Rusinë janë një interes kritik kombëtar.

Për gati një çerek shekulli, politika e jashtme amerikane ka reflektuar një status “unipolar”, ku ushtria jonë mund të na lejojë të bëjmë atë që kemi dashur, kur kemi dashur, kudo që ne kërkohemi në botë.

Hyrja e Rusisë në konfliktin në Siri sinjalizon një ndryshim në botë. Ushtria e tyre nuk mund të jetë një ndeshje për tonat, por ashtu si edhe një gjeneral rus vuri në dukje kohët e fundit, ata janë populli i vetëm në tokë që kanë aftësinë për të kthyer Shtetet e Bashkuara në pluhur me një sulm bërthamor dhe interesat e tyre strategjike do të duhet të merren parasysh.

Marrë nga “Huffington Post”

Përgatiti: Arisa Lico

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura