ANALIZA/ “Tirana-Teherani dhe opozitarizëm me pushime të gjata”- Artur Zheji: Pse u forcua mjekroshi i gjatë nga “Lufta e Madhe”

Jan 10, 2020 | 11:53
SHPËRNDAJE

ARTUR ZHEJI Artur-Zheji

Politikat e brendshme të vendeve të vogla si  gjeopolitikës botërore. Kështu ndodhi edhe kësaj radhe.Pas “tërmetit26nëntor2019”, pas funeraleve të përlotura dhe gërmadhave urbane dhe njerëzore, që do të harrohen dita-ditës, Kryeministri dukshëm u forcua, ndërsa opozita shkoi me pushime të gjata dimërore. Ndoshta në ski e ndoshta në masazhe antigrip dhe antidhimbje kockash, askush nuk e di si dhe pse.

Pastaj erdhi vrasja e telekomanduar e gjeneral Sulejmanit dhe situata e një Lufte të Re, që e fut automatikisht Shqipërinë në një paralele reale dhe absurde njëherësh me SHBA, Aleatin tonë të madh, me “A”, të madhe.

Ndoshta, Trump urdhëroi eliminimin e Sulejmanit, sepse donte të eliminonte retë e zeza të procedurës së impeachment (lexo shkarkimit të Presidentit), që do shpërthenin e po shpërthejnë në një stuhi anti-Trump në Capitol Hill apo Congress house.

Ndoshta, gjeneral Sulejmani duhet të vdiste pikërisht më 2 janar, në fillim të vitit 2020, përpara se të ngrohej puna edhe një herë në Kongresin Amerikan dhe në Senat, për impeachment.

Por, sipas Presidentit Trump dhe jo vetëm, Sulejmani u vra, qoftë edhe më 2 janar 2020, sepse ishte vërtet një “monstër” antiamerikane, që e kishte mbushur kupën.

Porse çasti i zgjedhur nuk ishte sigurisht i rastësishëm dhe fare pa lidhje me politikën e brendshme amerikane, sepse kur Amerika hyn në një luftë ndërkombëtare, rregulli është që lufta e brendshme politike, për më shumë demokraci dhe transparencë, duhet të pushojë, derisa të pushojë lufta për “interesat e sigurisë amerikane”.

Këto gjëra, amerikanët dinë t’i zgjidhin përpikmërisht vetë.

Nëse edhe Kryeministri ynë ishte në një “hall” të ngjashëm, e pra, sipas deklarimeve opozitare, në prag të ndeshjeve të reja të “stuhishme” politike, rritja e temperaturës ndërkombëtare me luftën SHBA-Iran ul automatikisht temperaturën e brendshme politike shqiptare.

Sepse edhe Shqipëria e vogël dhe hallepasosura është e rreshtuar në një Aleancë të Madhe ndërkombëtare, aq më tepër me mijëra opozitarët iranianë, që strehon në truallin e saj.

Fat i madh, pra, për grabitqarët rrotull Ramës, që të shqyejnë edhe ca qindra miliona euro të tjera, në tendera, më gërryerje gjithfarësh, këçëkëizëm e leje ndërtimi.

Ndërkohë që merren mediatikisht me “Luftën e Madhe” botërore dhe pjesëmarrjen në këtë Aleancë. Të na mbrojë Zoti, si i thonë, Olta Xhaçkën, ministren tonë të Mbrojtjes, e që kështu, Olta të na mbrojë Shqipërinë, në vend që të drejtojë ndonjë sallon bukurie, si vajzë e mirë që është…

Por, mjekroshi i gjatë do shfaqet shpejt e sypatrembur, n’mes uniformave jeshile shqiptare dhe jo vetëm, por dhe do na flasë në mënyrë të “hekurt”, edhe si strateg fshati, pasi na bindi si “reformator”, si antitërmet, si antikëçëkëist, si gallataxhi, e më the e të thashë…

Si thotë një shprehje e bukur shqiptare: “O Zot, m’jep men sa të lidh ushkurët e benevrekëve, të tjerat, o Zot, m’i jep Fat!”

Dhe duket se ashtu u bë në Shqipni! Ushkurët lidhen, paret vidhen, Fati vazhdon…

360grade.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura