Analiza/ ‘Takimi me Putin, Macron ndryshe nga Trump nuk ka kohë për vogëlsira’

May 30, 2017 | 9:39
SHPËRNDAJE

Kancelarja gjermane do të ketë tek presidenti Macron një partner të mirë në politikën ndaj Rusisë, mendon Barbara Wesel.

Frankreich Putin zu Besuch bei Emmanuel Macron (REUTERS/P. Wojazer)

Në takimin e parë mes Emmauel Macronit dhe Vladimir Putinit nuk pati ndonjë konkurs për shtrëngimin më të fortë të  duarve. Sipas rutinës ata u shfaqën para fotografëve dhe vazhduan pastaj të diskutonin problemet e tyre në rreth të ngushtë. Francezi e di se rusi do të kishte preferuar dikë tjetër në Pallatin Elize. Tani ai bën esëll më të mirën nga një marrëdhënie e tensionuar.

Modeli Merkel

Presidenti i ri francez duket se në kontaktet e tij politike me Moskën orientohet më tepër nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe linja e saj ndaj Putinit. Me Rusinë duhen mbajtur kontakte, të zhvillohen takime dhe të diskutohen çështje. Por nga kjo nuk do të zhvillohet ndonjë miqësi e mrekullueshme .

Duke përdorur me zgjuarsi skena nga marrëdhëniet historike mes Francës dhe Rusisë në rrethinat e Pallatit të Versajës Macroni luajti pjesën e vet për ta përfshirë Putinin e në të njëjtën kohë dhe për t’i treguar vendin. Në Versajë është hapur këto ditë një ekspozitë kushtuar trenjëqindvjetorit të vizitës së carit Pjetri i Madh tek mbreti francez – një tregues i historisë së gjatë dhe ardhjes dhe ikjes së sundimtarëve.

Jo kohë për vogëlsira

Krejt ndryshe nga presidenti amerikan Donald Trump, presidenti francez ia ka marrë dorën tashmë detyrës. Ai nuk merret me gjëra vogësira të tilla të vogla si veprimet subversive të Vladimir Putinit kundër tij gjatë fushatës së ashpër zgjedhore në Francë. Presidenti rus kishte pritur p.sh. me bujë  në Kremlin kundërshtaren e Macronit, Marine Le Pen. Dhe Putin e kishte ndihmuar partinë e saj me para.

Edhe e gjithë strategjia e destabilizimit të Evropës duke mbështetur politikanët radikalë të djathtë nuk ka pasur sukses. As në Austri, as në Holandë dhe as me Marine Le Pen. E shumta Trumpi i vjen Putinit në ndihmë duke prishur marrëdhënien transatlantike.

Edhe përpjekjet e hakerëve rusë për të publikuar e-mailet e Macron-it gjatë fushatës elektorale për të shkaktuar një skandal në minutën e fundit nuk patën sukses.

Barbara Wesel Kommentarbild App *PROVISORISCH*Barbara Wesel

Deviza – qëndrim esëll

Emmanuel Macron-i thjesht i injoroi këto lojëra vërtetë të vështira dhe i tregoi qartë shefit të Kremlinit se çfarë dëshiron ai prej tij. Një sesion të ri në formatin e Normandisë për të folur rreth krizës në Ukrainë, si edhe mosrespektimin e Marrëveshjes së Minskut.

Dhe Presidenti francez kërcënon edhe në lidhje me luftën në Siri: në qoftë se Assadi do të përdorë përsëri armë kimike, ai duhet të llogarisë me një reagim të menjëhershëm të Francës. Ndryshe nga Obama pritet që Macron ta bëjë atë që thotë. E njëjta gjë vlen edhe për paralajmërimin nga ana e francezëve që qeveria ruse duhet t’u mbrojë minoritetet dhe të drejtat e njeriut. Diskutimi ishte i hapur dhe i drejtpërdrejtë, u tha pas takimit. Të dy bashkëbiseduesit nuk ishin të rezervuar në asnjë pikë.

Logjika e ushtrimit të pushtetit

Presidenti francez kishte thënë para kësaj vizite, se Putini, Erdogani dhe Trumpi kanë një logjikë ushtrimi të pushtetit, e cila nuk i bën përshtypje. Mysafiri rus u përpoq të sillej me ëmbëlsi. Megjithatë të dyja palëve iu desh të kapërcenin mosbesimin reciprok.

Por Macron e di se çfarë duhet të presë prej tij. Ai bëri me këtë takim një përpjekje të re për ta fituar Putinin si partner për zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare. Por kjo funksinon vetëm për aq sa kjo përkon me interesat e presidentit rus. Macron e kupton këtë logjikë shumë mirë dhe pritet që Putini nuk do të mund t’ia hedhë. Kancelarja gjermane do të ketë tek ai një partner të mirë në politikën ndaj Rusisë.

DW

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura