Analiza satirike/Agron Gjekmarkaj: Kronika e verës rikthehet mendueshëm! Nga ‘komploti i katolikëve te veriut’ në Kuvendin e PD te korridoret e Kryeministrisë që janë bërë si lendina e lotëve ku qajnë gratë si burra e burrat si gra

Jul 23, 2021 | 14:20
SHPËRNDAJE

GjekmarkajNGA AGRON GJEKMARKAJ

Eh ” dreqi ta marrë” eh ” dreqi ta hajë” ç’ të bëjmë ishte rënkimi i Gridës, por edhe pyetja që rendonte mes nesh: ta vazhdojmë kroniken apo ta lëmë, të flasim siç llafosen baballarët e kombit apo duke u tallur me veten dhe të tjerët?
Mes këso dertesh qull në djersë ardhur nga Sahara e zhegut ja behu Bardhyl Londo ! Na pa vëngër ! I uruam mirëseardhjen – por na e preu shkurt : lëreni gjepurat po me mbushni një kupë ! E piu ashtu ëmbël teksa djerset u thanë me shikimin përtej reve! “Pse jeni vonuar kaq shumë tha, ky  popull raja  ka vuajtur shumë, zgjedhjet u vodhën, lekë s’ka ndaj mos u kurseni në qyfyre se nga kryqi vijmë dhe në kryq do lidheni jua kam shkruar tek “Prilli i hidhur” dhe iku siç erdhi pa temena e me tersëllimë ?!

Të fshehur nën pishat e Qerretit mejtojmë pas Kongresit të Partisë ! Mark Marku ky “revolucionar” e “bolshevik katolik ” nga Mirdita që trazoi të madh e të vogël, na paska hedhur hi syve se gjasme paska fituar në Lezhe dhe me opozitën e fortë ndaj qeverisë  që ka bërë ndër vite por rri mendueshëm dhe lexon e rilexon si vetëqortim fjalimin e Tritan Shehut, këtij burri që për 30 vjet sakrifikon pushtet për të bërë shtet me një presh si skeptër papal në dorë! Po kaq me kërshëri edhe intervistat e këtyre ditëve që dha me jaranllëk ! Të dy i themi njëri tjetri ç’paskemi humbur këto 30 vjet që nuk kemi ndjekur këshillat e Tritos.  Pasi dliret nga mërzia nën këtë mriz i ndrin nuri e duket sikur thotë me të tillë lastarë të mendimit, shqiptarizmës e oksidentalizmësi, Tritani do bënet PD o përsoset dhe Shqipëria, zonjë e shkuar zonjës !

Kongresi që një ditë plotë hare e muzike demokratet u mblodhën nga anë e anës !

Albana ajo që ka ymrin mbi gratë demokrate, mjekësinë, çështjet sociale, arsimin kulturën dhe mediat mbajti një fjalim të mrekullueshëm alla Danton plotë falenderime u gëzua i math e i vogël se regjimi u trondit! Aldua foli shkurt si profet ashtu si Shën Pali martirve të përndjekur!  Një si dritë përshkoi sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve !! Saliani nuk komunikoi me fjalë, por me gjeste teksa si më i bukuri shejtan kqyrte tinëz gjithë dynjanë ! Bernard Banushi sillej si re e zezë sa në një cep po aq tek një tjetër dhe vigjilonte mbi Kryetarin Basha se mos dikush e shihte vëngër apo me dyshime, një nagant nga ata të Zenel Gjolekës i dukej nën këmishën e purpurt !  Kryetari foli një orë duke na bërë gjithë sy e veshë mbi misteret që mbeten pa zbuluar! Barrë të rëndë ka mbi supe! Nuk e kthente kokën pas, se mos Katolikët e veriut po organizonin një komplot që nuk e zhbëka dot as filozofi Vehap që çdo argument e bën zap!

Foli, Edi, Mondi, Flamuri, Bujari, Gazmenti, Belindi dhe humbja dukej larg e fitorja afër ! Ditët e mira paskëtaj do të vinë ! Pasi doli lista e Këshillit Kombëtar të gjithë ju turren Gazment Bardhit, të hatërmbetur, gazetarë, të porositur me parimin bjeri derës të dëgjojë kush është brenda ! Po nuk ju ka faj Gazi more të uruar, si ka faluar gjë njeri atij vetë është ngjitur!

Festë e madhe në Qerret u tha se erdhi Elisa! Një furgon policie vriste mizat e mushkonjat  që të mos  cimbisnin ministrushen pa portofol e cila kësaj here e do një me patjetër e kur ta marrë do këllasë nga gëzimi! Muzhaqi e cila do ti zërë vendin Evis Kushit tha se në qeverinë Rama nuk bëjnë më derman arkat me peshk duhet shumë më tepër ! Sa elokuente kjo vajzë!! Do jete gëzim për boten akademike!

Kryeministri është bërë i heshtur ! Dje lau kokën si rosak në një prroskë lemerisi ç ‘qe nën e mbi ujë dhe na qerasi me një video nga Labovë e Kryqit! Tani ai flet me imazhe dhe parabola! Për të rrëfejnë dishepujt sa i gëzon e sa lot u shkakton! Kohë biblike janë këto . Ja erdhi Haritua nga Avrupi e lëçiti siç i ka hije,”veç dy herë më bëri të qaj he ja marrsha të keqen tha”!

Korridoret e qeverisë janë bërë si lendinë e lotëve, qajnë gratë si burra e burrat si gra! Beketi në mes të Romes vu një pankartë “Fitova” shkruante! E çfarë janë 140 milion euro për qejfin e Edi Rames, i paguajmë ore dhe me gëzim! Kumbaro është gati të lërë rrogën e saj, ndonëse Ditmir Bushati se le pensionin! Shqipëria po hyn në udhën e sherbetit e marifetit në mandatin e tretë  të naltgjatësisë se tij ! Ay do jete i drejtë i ndershëm, si fjalë perëndie ndaj institucionet nuk na duhen më, as gjykatat e në fund të fundit as zgjedhjet ndaj i prishi e zor se do bëjmë më! Olgerta është nën stres se druan mos një  Olgertë  tjetër i zë vendin ! Etilda nuk e vesh më fustanin me pika dhe kjo është shenje e keqe! Klotilda do vendin e Oltës! Ditmiri po niset drejt kurbetit dhe në torbë ka “Kurbanin” ta lexojë me nge anës së lumenjëve e sy këmisha kujtim qe ja pat falur vete a !

Ahmetaj e Gjiknuri rrinë me dorë në zemër mos u vjen ndonjë mandatë kah se presin e kursejnë paratë e pakta për ditë të këqija! Taulanti si Taulanti qerrata e shkuar qerratait duket se i ka kapë të gjithë për zhelesh dhe po bënte Kryetar në vend të babamit Gramoz, që tani e tutje si rrije me veteranet!! Blerina është mërzitur qamet duke pritur, duhet një gjë! Fatmiri meton të përsëri të bënet ministër po Rama në këtë faze të epërme të inteligjencës politike ka nevojë për gjak të ri ! Niko ka filluar prapë të shoqërohet natën me Bushatin para ikjes druan se nuk e rikonfirmon më në krye të Ushtrisë këtë burrë trim që as Isa Boletini nuk i avitet !

Musanë e gjorë nuk e bëri deputet as shishja me ujë të bekuar e Markut! Ai tani kokëulur ecën kodrave për të mbajtur mendjen të mbledhur  e trupin në formë! Po mbërrin shtatori Edi Rama përgatit ligjeratën e jetës për t’u libruar nga pisllëqet e vatanit, atë të Shqipërisë pa banalitet, pa propagandë, pa korrupsion, pa kriminele, të një populli të integruar në Europë , vetë portretin e Moisiut që po e shpie këtë milet drejt tokës se premtuar !! E meritojmë , ta gëzojmë, deshëm selametin, selamenë gjetmë! Ai siç di vetëm ai po e qorton rënde Europën që nuk po ngrihet në nivelin e Shqipërisë së tij ! Nuk është çudi qe Europa të kërkoje të hyjë në Shqipëri meqenëse ne nuk po hyjmë në Europe!!

*Ky artikull është ekskluzivisht për “Panorama.al’. Riprodhimi i tij nga media të tjera në mënyrë të pjesshme ose të plotë pa lejen e kompanisë do të ndiqet në rrugë ligjore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura