Analiza satirike e Gjekmarkajt: Kush do i tregojë babos sa e duan? Tao ka marrë çehre prej babloku dhe ‘vërtit’ vizione për mëmëdhenë. Kosta është lënduar shumë…

Mar 17, 2023 | 9:09
SHPËRNDAJE

NGA AGRON GJEKMARKAJ

gjekmarkaj

Kosta është lenduar shumë nga dobesia që tregoi në avion gjatë kthimit nga Italia ose nga versioni im për ngjarjen.

Prej ditesh nuk është ai qe njohim, gezimi i Kuvendit, marifeti i lagjes, miresia e kusherinjve, hareja e komshinjëve, qejfi i shokeve dhe urtesia e shtepisë.

Ekstremet e tij vetem letersia i pershkruan dhe unë  ku fati dy herë me vendosi të jem deshmitar.

E kam parë të lumtur si udhetar në bahçen e Pejgamberit a kopshtin e Edenit,  kur doren i jepte  Etildes në akçihanen e Parlamentit, madje i pata bëre edhe një hymn  që ja thashë veç atij ” shtrengoje të Etildes dorë , Kostë  o dash me kemborë, eh Etilde e gjorë ” Po rasti e çasti e kerkojnë që të behet publik për të kuptuar hendekun emocional.

Naten fle keq  i ngrati Kostë ,diten lebetitet si xhind i uruari. Të hutuar ka shikimin, të zbehte vemendjen. Gjuha i thahet, etje ka , uji si bën derman. Çapitet pa adresë, flet pa kujtesë. Rrokjet duken si guri i Sizifit. Pikat e shiut si heshta e shpojnë.

Djerse i kullojnë temperaturë ska, aspirina pi, xhani i digjet, dru në atē zjarr holla për të madhin fajin tim.

Shkon te Lindita ta keshillojë e ta ndihmojë si ngahera me gjasë ajo e sheh ashtu të keputur , të leshuar  e të zalisur Kosten e saj e të Gramozit , burrin e zgjidhjeve perfundimtare dhe trishtohet teksa fajin ma vë mua që i dhashë gojes.

Kesisoj jeten institucionale në fije të perit paskam vënë. Me gjasë në delegacione sdo me qasin më. Po kush do i tregojë Babos sa e duan e sa se duan ?

Pyeta sot meqënese vete nuk isha në Kuvend  në Kosta u pa asaj ane?

As zog as fjale, as qyqe as kalimtar se kishte parë. Jona nuk dinte gjë, Dori jo e jo. E kerkonin si të shastisur, si grigja barinë po asnjë haberr.

Meraku me mbuloi të tërin si debora malin. Vendosa të marr Kosten në telefon .

Pas  shumë renkimesh një zë si i Ago Ymerit nga ana tjeter u ndie. Në kohë e hapesirë një jave ishte transformuar në shekuj epikë.

Me tinguj  që kishin udhetuar në zgavrat e dhimbjes mu drejtua ” të dinja byrazer, njeri të beses , e rob perendie, gojë kyçur  e shpirtdhemshur,  katolik të pershpirtshem, nuk  prisja nga ti atë dalldi e mynxyrë që një çast dobesie bijë e hutimit ma tellallite faqe gjithë  Shqiperisë kur ti e di që unë jetoj ti sherbej Babos dhe ta stolis madheshtinë e tij siç i ka hije, ti me nxorre sikur pata frike per vete , kur në fakt po qaja nga malli qe do me merrte  në boten e pertejme nese nuk do piqesha më me të, ti nxorre hero Arben Pellumbin dhe mua renegat e Hamza të mjerë edhe pse Skenderbeu e dinte që jam epiriot ndaj pat dyshime kur i thatë që Arber jam, tani une jetoj të vetendeshkohem që dhimbja të më rendojë si zhgualli breshken”.  Mu duk sikur Krishti Kostë i fliste Judes.

Veç Zoti e di si u ndjeva pas ketij bashkëbisedimi  asgjesues që e kisha menduar krejt tjeter se gjithsesi nga larg do e bëja një kuvendim buzë akshami.

I bindur që do ishte në krye të detyres do të me rrefente në Margeriti i qendroi duhisë së Ines  pa ju dridhur qerpiku apo egersi e sulmit e bëri të sertë dhe shikimin blu si ujë të valë mbi sallë derdhi?

Se shova dot kuriozitetin në Salianji u kthye pas udhetimit të gjatë në Bahrejn e bashkë me të paqja, naiviteti, çiltersia e fjala e pafaj , kovat me mjaltë e jo helm gjithashtu ?

Teksa ora fundore po bën tik tak dhimbja e Xheles per Kamzen po shnderrohet në madheshti e zemerim?

Mendoja se ai do me thoshte në Jorida ishte e gezuar apo e trishtuar nga mungesa ime në krah  apo vemendja e saj ishta e gjitha per Xha Borrelin? Në Gaz Bardhi si Teodor Muzaka u priu të veteve për beteje finale pas se ciles mbetet shkrum e hi nga pas?

As per merzinë e Taos i cili prej kohesh ka marrë çehre babloku e vertit në kokë vizione per mëmedhenë e s’më pat në krah për ti ndarë gjë nuk mora vesh.

Peng me mbet që askush nuk më dha lajme në Kryezevendes lideri ishte në sallë apo jo aty ku hidhet benxinë në flaken e revolucionit, a i pa venger  e plot lëngatë ai marresit e vules, a ju tha me krenari merreni vulen dhe shetiteni mbi një tezge nëper vatan?

Në Bana me retoriken e saj prej Safoje  e ngjit lart e më lart opozitarizmen?!

Doja të dija në Teta Gerta më ka ënde zët , në ka psheretirë gezimi që aty nuk isha për kroniken e së enjtes ku kesaj here do i lartesoja portretin.

Ti kerkoja në Bela  me veshtrim të paepur ndanë shtrengatave po i mbante me gajret gratë e  burrat të mos tuteshin nga akuzat e sidomos Ulsi qyqarin mos dihatej a ndonjë të pabërë kryente sa salla të pastrohej?!

Keq mbeta qe padija ime su shua në Tezja ishte mirë me oreks në byreqet u struken kur e panë a Mimi di Puccini ishte krehur si zanat në lugje të verdha  në pritje të Mujit?

As per Niko Nikoqirin gjë prej gjëje sdi në kishte shkuar në Opera a në atë bina politike  me frak zotnilleku ja kishte behur?

Më brente kureshtja në Flutura kishte gjetur mjaftueshem lënde të parë per romanin e saj “Pavioni i njerzve shakaxhinj” !

Po kaq e shumë me teper ënda ma kishte te di në Dhurata me Bushken bën duel , në tundi koken njëra apo u skuq tjetra? Hej o Perendi po Dash Sula a ka vikatur sot si Zeus kunder padrejtësisë dhe banalitetit njerzor?

As Olten se kam harruar në ata dreqer aty poshtë të ma kenë merzitur aq sa serioziteti ti skalitet në aurë si mburojë?

Shpresë pata se do mberrinte tek unë llafi  se Ferdinand Xhaferri si një senator i lodhur perseritjesh tu ketë thënë që kotesia nuk është e perkohshme apo Bujar Leskaj që as merzia e perjetshmë?!

Por jo u çmerita. Kosta më la pa fjalë. U ndjeva si vrases pa pagesë ku per qejf të gojes i heq frerin asaj dhe ajo si harabel glaca leshon mbi besimin e vertete. I premtova që Babos do ti bëja një leter publike me lutjen që ai ta therrasë, t’ja marrë atë kokë të lenduar e mbi gjoks ngrohtë t’ja mbeshtesë si asokohe Taos, ku Kosta le ti derdhë ca pika lot e ai ti thotë, pusho de pusho se ti do të quhesh Kosta i Babos , Gramozit e Lindites e në jetë jeteve askush nuk guxon të ta heqë.  Ai nuk më tha as po as jo. Në gojëmbyllje me la të kallkanosem. Nese Babo bën zamet, Kosta sigurisht do të donte të qante edhe ca, të shkrehej e dlirej, ti thoshte me emrin tënd në gojë Babo asnjë beteje nuk do ti shmangem, te keqen çdo frikë do më marrë.

Derisa kjo të ndodhë oh sa ligsht ndihem. Babo veje doren mbi zemren tendë mbushur me nektar dhe beje kaq. Kosta ka nevojë për altarin , gjoksin tënd !

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura