Analiza/ “Rikthimi i eshtrave të Mit’hat Frashërit, ‘tregtarët e flamujve’ që e sulmojnë do dalin si në paradë të…”

Nov 10, 2018 | 13:45
SHPËRNDAJE

ilir demaliaNga Ilir Demalia

Koha do ti kthejë të gjitha vlerat kombëtare për ti kthyer vlerat Atdheut.

Nesër do të marrë rrugën për në Shqipëri një nga figurat monumentale-intelektuale, patriotike-atdhetare, diplomatike-politike, i ndrituri dhe aristokrati Mit’hat Frashëri.

Edhe kthimi i eshtrave të tij në atdhe, po bëhet në polemika si në diasporën shqiptare në Amerikë edhe në Atdheun për të cilin Ai, punoj, luftoj, ndriçoj dhe i dha vëtëm nder.

Si pinjoll i Frashërlive dhe si i biri  i kryetarit Lidhjes Shqiptare të Prizrenit  Abdyl Frashërit dhe nipi i Sami Frashërit dhe Naim Frashërit të cilët edhe e rritën, nuk kishte si dilte ndryshe përvëç se; një monument kombëtar ashtu si edhe pararadhasëit e tij. Ata që e përdhosën dje në mënyrën më banale, duke shkruar… e dukë i bërë shkrimet reçensionale diktatorit. I  hidhnin baltë nga “Sokaku të marrëve” në Gjirokastër si gjitonë… sot pa asnjë pendesë, pa asnjë… marrin përsipër,  pa një akt ndjese, i bëjnë parathënien librit ” Jeta e Mit’hat Frashërit”.

Mithat frasheri (1)Sot nuk është momenti të merremi me këta “tregtarë flamujsh” siç shkruante një tjetër kolloz i historisë dhe letrave shqipe Ernest Koliqi.

Koha do ti kthejë të gjitha vlerat kombëtare për ti kthyer vlerat Atdheut. Atëherë “tregtarët e flamujve” do të dalin si paradë të rreckosurish, vlerash, kontributesh dhe morali-atdhetar.

Mit’hat Frashëri: ” Shqiptari prej natyre është kotësidashës, plot vanitet dhe egoizëm. Nuk i pëlqen kurrë të shohë dhe të njohë fajin dhe të metën e tij: i pëlqen kurdoherë të ngarkojë një tjetër”.

Në foton më poshtë ata që i dhanë gjuhën dhe ndriçmin, pavarsinë dhe krenarinë kombëtare, sot të përdhosura nga shqiptarët në mënyrën më të rëndë dhe më të ulët

  1. Gjergj Fishta 2. Mid’hat Fashëri 3. Luigj Gurakuqi 4. Gjergj Qiriazi 5. Ndre Mjedja 6. G. Cilka 7. Taqi Buda 8. Shahin Kolonja 9. Sotir Peçi 10. Bajo Topulli 11. Nyzhet Vrioni
    Foto nga Kel Marubi
    Mithat frasheri (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura