Analiza/ Reja testoi 19 lojtarë, ja kush janë “5 musketierët” e teknikut italian

Jun 14, 2019 | 22:03
SHPËRNDAJE

Gabime foshnjarake. Atmosferë pasigurie. Paqartësi dhe shpesh lojtarë që nuk dinin as për çfarë të ankoheshin më parë. E tillë ishte situate që trajneri Edi Reja trashëgoi nga Panuçi në krye të Kombëtares.

edi reja

E ndërsa paraardhësi i tij tha se Shqipëria këto lojtarë kishte dhe se ky ishte niveli i kuqezinjve, Reja erdhi me premtimin për të ndërtuar një ekip që, sipas tij, ka cilësi të patreguara ende në fushë. Po çfarë ndodhi në 180 minuta?

VËZHGIMI – “Panorama Sport” bën një vëzhgim mbi bazat që hodhi italiani në Kombëtaren kuqezi në dy ndeshjet, transfertën me Islandën dhe përballjen me Moldavinë në “Elbasan Arena”. Nga sa vihet re, pesë janë “musketierët” e tij.

shqiperia kombetarja reja

PRAPAVIJA – Nga porta në mesfushë, Reja ka vendosur të ketë pesë të paprekshëm në formacion. Etrit Berisha, mbase edhe i detyruar për shkak se Thomas Strakosha mungoi prej dëmtimit dhe në mbrojtje, italiani zgjodhi Frederik Veselin dhe Ardian Ismajlin. Dy mbrojtësit u përdorën në të dyja takimet pa u zëvendësuar. Ndërkohë, Kastriot Dermaku dhe Mërgim Mavraj luajtën respektivisht nga 90 minuta. Kapiteni nuk mund të luante më shumë, sepse ndaj Islandës ishte i pezulluar.

MESFUSHA – Elseid Hysaj dhe Amir Abrashi janë dy të paprekshmit e tjerë të italianit. Njëri në të djathtë të sistemit me pesë mesfushorë, i cili u shndërrua edhe mbrojtësi i katërt në linjë, dhe tjetri mesfushori i palodhur në mesfushë, që shkatërroi aksionet e kundërshtarëve, por edhe u shfaq shpeshherë në zonën e tyre.

edi reja

SULMI – Sokol Cikalleshi shënoi golin e parë në Shqipërinë e Edi Rejas. Sulmuesi u aktivizua 79 minuta në Islandë ku e nisi si titullar dhe nga stoli ndaj Moldavisë, ku 32 minuta i mjaftuan edhe për të realizuar gol. Bekim Balaj ishte titullari që luajti në transfertë pa u zëvendësuar. Myrto Uzuni, gjithashtu, u testua për 90 minuta ndaj Moldavisë. Ndërkohë, Armando Sadiku mori 11 minuta në të parën dhe 58-të në të dytën.

TESTI – Trajneri ndryshoi pesë futbollistë në ndeshjen e dytë dhe e pranoi vetë që disa prej tyre i kishte hedhur në fushë edhe për të testuar formën e sa më shumë lojtarëve. Në total, Reja ka hedhur në fushë 19 futbollistë.

kombetarja shqiperia

Emanuele Ndoj dhe Ergys Kaçe, përveç Sadikut, ishin dy zëvendësimet e tjera në Islandë. Mesfushori shtatshkurtër nisi titullar dhe luajti 84 minuta në sfidën e dytë. Ndërkohë, Ylber Ramadani luajti për herë të parë si titullar dhe e përfundoi ndeshjen me gol në minutat shtesë. Pas Cikalleshit, edhe Odise Roshi ishte zëvendësimi i goditur ndaj Moldavisë, me aksionin e golit dhe disa shpërthime në të majtë. Kristi Qose e çon në 19 numrin e atyre që janë testuar në fushë nga Reja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura