Analiza/ ‘Rama u fut sot në atë çadër turpi, por nuk bëri vetëm autogol’

Mar 4, 2017 | 16:49
SHPËRNDAJE

Për analistin Andi Bushati, kryeministri Edi Rama “ka vënë sot në lojë kredibilitetin e tij për t’i dhënë sadopak besueshmëri një fabule të dalë boje. Ai ka shkuar të firmosë peticionin pro vettingut, pasi ky proces të cilit i dhanë borxh fytyrën e tyre anëtarët e shoqërisë civile të shitur tek Erion Veliaj, u diskreditua publikisht si një manipulim i shëmtuar”, shkruan ai ne nje analize te botuar ne portalin “Lapsi.al”.

andi bushati

Duke iu referuar emisionit “Ta paekspozuarit” te gazetarit Ylli Rakipi, Bushati shkruan se ai “i nxorri krejtësisht bojën duke provuar se nën çadrat e Velisë mund të firmoste një person edhe 10 herë, pa kartë identiteti dhe pa asnjë dokument identifikues”.

Por, sipas tij, “ajo që është e turpshme dhe e pakuptueshme tek Rama qëndron në faktin se pse ai u detyrua të përzgjedhë një mënyrë kaq banale për të përçuar mesazhin e tij? Pse ai u desh ta asociojë nënshkrimin e vet, me një manovër të dalë boje? Pse ai duhet të firmoste në një farsë që tashmë shihet me përçmim dhe tallje nga publiku?”

 

“Zgjedhja e sotme e Ramës për tu futur në atë çadër turpi nuk qe vetëm një autogol. Ajo nuk qe vetëm një hap i gabuar më shumë, për t’i dhënë besueshmëri një farse që u diskreditua që në fillim. Ajo është njëkohësisht edhe një provë se Rama nuk e ka seriozisht përbetimin për reformën në drejtësi. Nëse ai e përdor shpesh atë si një gogol për të trembur kundërshtarët, nëse ai fshihet pas saj për të justifikuar dështimet e këtij mandati, ai dha këtë herë një tjetër dëshmi se nuk e ka seriozisht. Se ai është i gatshëm ta njollosë legjitimitetin e kësaj reforme edhe përmes atyre çadrave të dala boje, vetëm për ti përdorur kundër opozitës. Pikërisht ky është lajmi i keq i nënshkrimit të sotëm të kryeministrit”, shkruan Bushati.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura