ANALIZA/ Prof. Dr. Kim M. Drasa: Arsyet pse COVID-19 po infekton me shumë burrat sesa gratë

Apr 27, 2020 | 11:46
SHPËRNDAJE

Kim DrasaProf. Dr. KIM M. DRASA  

Specialitet e mia janë Urologjia & Seksologjia, por si në të gjithë botën, të gjitha specialitetet janë përqendruar te COV-19. Për të qenë sa më bashkëkohor, po paraqes këtë artikull duke menduar se mund të kontribuojë në këtë “luftë” kundër një “armiku” të padukshëm, por vdekjeprurës.

E keqja në botë vjen pothuajse gjithmonë nga padija dhe mund të bëjë dëme po aq sa ligësia. Meshkujt janë me shumë më VESE (vesi del vetëm me shpirtin). Vesi më dëshpërues është ai i padijes: “Pandeh se i di të gjitha dhe atëherë i jep vetvetes të drejtën për të VRARE edhe në këtë pandemi” .

Disa studime kanë treguar që po vdesin më shumë burra sesa gra nga COV-19. Ekspertët thonë se arsyeja është se gratë e kanë sistemin imunitar më të fortë se burrat. Arsyeja kryesore është që burrat e devijojnë gamen normale të jetës nga biologjia te zakonet e këqija. Në Europë janë konstatuar që 68% e vdekjeve janë burra. Në Itali, nga burrat e prekur me COV-19 vdiqën 8% dhe nga gratë vdiqën 5% e tyre. Në Nju Jork, shifra e burrave që po vdesin është 2 x më e lartë se e grave. Arsyet pse COV-19 mund të jetë më tepër vdekjeprurës për burrat përfshijmë faktin që sëmundjet e zemrës, mëlçisë, HTA, janë prevalente te burrat dhe të gjitha kontribuojnë në më tepër raste vdekjesh nga COV-19.

GENETICA gjithashtu mund të luajë një rol të madh në këtë ndodhi. Mendohet se kjo diskordancë shifrash ndodh ngaqë: “Gratë kanë ekstra X-kromozom dhe kjo bën që sistemi imunitar i tyre dhe përgjigjja për shëndetin të jetë më i fortë sesa te burrat”. Pra, “nëna” natyrë, ngaqë gratë janë seks “i dobët”, për të mbijetuar, u ka falur këtë kromozom dhe në të tilla fatkeqësish botërore i bën gratë “superwomen”.
Kjo tregon që burrat nuk mund të shkojnë më tej prej Biologjisë dhe Gjenetikës. Konkretisht, shkencërisht, burrat janë aktualisht: “Seks më i dobët”.
E keqja tjetër është se ngaqë jemi në patriarkat, prej shekujsh, meshkujt janë edukuar, në të gjitha kulturat, se ata janë më të fuqishëm në çdo aspekt sesa gratë. Por pandemia COV-19 tregoi të kundërtën se në rastin e imunitetit trupor, gratë nuk janë “seks më i dobët”, por janë më i fortë. Për më tepër, burrat kanë shkallën më të lartë të vdekjeve në raportin 9/10 dhe kështu udhëheqin shkaqet e vdekjeve në USA. Kjo kupton që burrat kanë kondicione preekzistuese, që mund t’ua bëjnë COV-19 më të rrezikshëm.
Duhanpirrja dëmton shëndetin e mushkërive, duke rezultuar në atë që shumë burra janë duke vuajtur nga sëmundje kronike të mushkërive më tepër sesa gratë. Kjo i vendos burrat në një disavantazh shumë më të madh për ata burra, të cilët do infektohen me COV-19.
Lajmi se numri më i lartë i vdekjeve është te burrat në rastet e pandemive nuk është lajm i ri. Studiuesit e grupit botëror në rastin e pandemisë 1918-1919, p.sh., gjetën që meshkujt, madje të moshave adulte, të rritura, vdiqën në shifra më të larta se gratë dhe shkaku i mundshëm ishte që më tepër burra kishin histori që ishin prekur nga tuberkulozi i mushkërive.
MARRJA E RREZIKUT MUND TE LUAJE NJE ROL
Një Gallup poll, i cili u zhvillua në 2-3 mars, gjeti që gratë ishin më tepër të shqetësuara rreth COV-19 sesa ishin burrat (62% / 58%). Më e keqja është se ka plot burra që vuajnë nga “Sindromi i Pathyeshmërisë” dhe ky sindrom i bën të sillen dhe të tentojnë të jenë më pak të bindur ndaj rregullave të pandemisë. Mesazhi për burrat për të parandaluar COV-19: “O burra, mos injoroni milionat e viteve të seleksionimit natyral dhe biologjik që njerëzimi ka kaluar”.
“Kujdesin, edhe sikur të mos e bëni për veten tuaj, bëjeni për ata që doni”. Madje, nëse burrat mendojnë se janë të fortë për të luftuar COV-19, duhet ta dinë mirë se bëhen rrezik i madh që familjarët e tyre të infektohen dhe të kenë pasoja të renda.
Simptomat duhet t’i merrni seriozisht
Një gjë që është e mirëprovuar është që burrat shfaqin vonesë në kërkimin e ndihmës, duke menduar se “jemi burra dhe nuk ka çfarë na bën COV-19”. Shumë burra e shoshin rastin e kujdesit si një promovim i dobësisë. Pra, kanë sedër të sëmurë që i rrezikon jetën.
Personalisht jam i mendimit se këto sjellje “trimi”, duke injoruar simptomat, rezultojnë se janë mjaftueshëm për kërcënimin e jetës.
Në këtë moment kritik për njerëzimin, ku midis të tjerave diskutohet edhe “frika”, mendoj se këtyre burrave duhet t’u përmendet shprehja e kirurgut të famshëm, Prof. Paparisto, i cili e përdorte kur të këshillonte për t’u ruajtur nga çdo e keqe dhe ajo ishte:
“FRIKA është e turpshme, por është e SHENDETSHME”. (Papristo. F, 1978). Kjo aksiomë e Profesorit duhet të përhapet në të gjitha portalet si “Thënie e Ditës”.
Dr. Deborah Birx, përgjegjëse koordinatore e COV-19 për administratën Trump, në konferencë shtypi (9 prill) deklaroi se nuk ka rëndësi se cilës grupmoshe apo gjinie i përkisni: “Nëse keni simptoma, ju duhet patjetër të testoheni”.
FDA deklaron: “Aktualisht nuk ka vaksina dhe ilaçe të aprovuara për të prevenuar ose trajtuar COVID”.
“Për të luftuar këtë koronavirus pandemik, neve na duhet Shkenca dhe jo Frika”. (KIM.D)
BURIMET E COVID-19:

* Personat Asimptomatikë dhe Presimptomatikë janë një burim potencial infektimi me COVID-19 midis personave që janë afër, vetëm duke folur. Një pacient, edhe pas shërimit, mund të vazhdojë derdhjen (nxjerrjen) e zgjatur të COVID-19. Ruhuni edhe nga ky rast.

Qartësisht: Nëse pacienti ka simptoma të COV-19 (kollë, temperaturë, frymëmarrje të shkurtuar), mjafton e vetëm njërën dhe rezultojnë me testim negativ, prapëseprapë këto raste duhet të vetizolohen. Mos harroni se simptoma e parë mund të jetë: humbja e shijes ose nuhatjes.
Kujdes testimet se nuk janë 100% të sakta! Dalin: “False negative” (30%).
Mikrobiota (flora intestinale) në zorrët tona ka shumë rëndësi për forcimin e Sistemit Imunitar. Pra, sa me natyral ta keni, aq më të mbrojtur jeni nga viruset dhe imuniteti natyral i juaj është vaksina më e sigurt.
COVID-19 paraqet infektim më të fuqishëm (një infekton dy persona) dhe është më pak virulencë në krahasim me SARS dhe MERS. Koronavirusi erdhi nga Kina, por në bazë të mutacionit që bën vazhdimisht, ai u bë më agresiv në Itali dhe në USA sesa në Kinë.
Mesazhi: “Së pari mos bëni dëm! Pra, pse po e dëmton veten, sepse dëmton edhe të tjerët”. (KIM.D)
KONKLUZIONET PERSONALE (KIM.D)
Në baze të rivew të shkencëtarëve për COVID-19 dhe të historisë 2.000-vjeçare të shfaqjeve të VIRUSEVE që kanë prekur njerëzimin, po paraqes të detajuara këto konkluzione shkencore:
COVID-19, cilësohet: Virus respirator. Futet në trupin tonë nëpërmjet 3 “portave”: 1) Kanali i Lotit; 2) Vrimat e Hundës; 3) Goja.
  1. COVID-19 u zbulua 6 muaj më parë si një koronavirus i ri, i panjohur më parë.
  2. COVID-19 shkakton sëmundje të rënda, të padëgjuara më parë.
  3. Koronaviruset janë ZooVirus, pra, fillimisht shfaqet te kafshët dhe pastaj transmetohet te njeriu.
  4. Çdo virus pëson mutacion (mutatet) dhe kjo është pjesë normale e ciklit të jetës së virusit.
  5. COVID-19 është tip i RNA VIRUS dhe është një koleksion i materialeve gjenetike, të paketuara brenda një “predhe” proteine.
  6. RNA virus si Flu dhe Fruthi janë të prirur ndaj ndryshimeve dhe mutacioneve, në krahasim me viruset AND, siç janë herpesi, lija dhe Human Papillomavirus (HPV).
  7. Si për çdo virus, edhe për COVID-19 nuk ka mjekim specifik, për më tepër të aprovuar nga FDA për të na shëruar përfundimisht. Çdo variant tjetër paraqet rrezikshmëri të lartë dhe blof për njerëzimin.
  8. COVID-19, si gjithë viruset që populli i quan “GRIP”, janë vetëm mjekimi i simptomave, pra: a) ke temperaturë, merr ilaç për ta ulur atë; b)Ke kollë, merr ilaç kundër kollës; c) ke dhimbje trupi, merr ilaç kundër saj të grupit NSAD-s, (p.sh. Paracetomol); d) Ke sekrecione nga hunda, merr ilaç për ta ndaluar, etj. Pra, vetëm e vetëm mjekohen simptomat.
  9. Ilaçet e tjera, siç thonë ato antimalarik, antiviral etj., mund të ndihmojnë dhe vetëm një numër të kufizuar njerëzish dhe më e keqja po shkaktojnë efekte anësore, të rënda e deri arrest kardiak. Bile supozohet se pacienti u shërua vetë, se kishte imunitet të fortë dhe gabimisht mendojnë dhe raportojnë se pacienti u shërua nga ilaçi antimalarik ose ai antiviral.
  10. Si çdo virus deri më sot, edhe COVID-19 do zhduket vetë sapo të ngrohet koha.
  11. Mos u gënjeni se do zbulohet vaksina e certifikuar nga FDA për përdorim në të gjithë popullsinë, pa kaluar minimumi 1 vit se edhe kjo do kohën e vet (Protokolli: 12-18 muaj), ashtu si nuk mund të ndërtohet një pallat brenda javës, sado njerëz të kesh sepse nuk të lejon procedura e betonit se do kohën e vet që të forcohet. Edhe sikur vërtet të ndodhë, shqiptarëve u vjen radha pas 10 vitesh, pra, kur nuk u duhet më. Ata që thonë se do ta zbulojnë vaksinën janë aventurierë dhe historia e tyre do të tregohet si anekdotë.
  12. Më e keqja është se Cov-19 pëson mutacione të vazhdueshme dhe kur të jetë gati vaksina, nuk ka për të bërë efekt se Cov-19 është tjetërsuar.
  13. HIV u shfaq në 1971 (50 vjet më parë) dhe akoma nuk e kanë zbuluar vaksinën.
  14. Habia më e madhe është qe edhe vendet super të zhvilluara (USA, Europa, etj.) nuk po furnizojnë me maska speciale gjitha popullsinë e tyre. Jo më të pretendojmë për më tepër!!
  15. Çuditërisht ata ne Wuhan po thonë tani qe ishin: “Duke eksperimentuar vaksinën e HIV por ju doli jashtë laboratorit, pa dashje”!!! Personalisht, mendoj se ketë variant po e thonë qe te shpëtojnë nga gjykimi ne HAGE (për krim kundër njerëzimit).
  16. Karantina e vërtetë është kur “mos dalësh fare nga ambienti ku qëndron”, kurse kjo që dalin me orar, qoftë një pjesëtar i familjes, nuk e heq rrezikun e infektimit dhe mund të jetë kot. Vetëm torturojmë dhe gënjejmë veten.
  17. Gjithashtu, njerëzimi nuk duhet të kalojë nga rregullat strikte të karantinës drejt ekstremit të “zbutjes” drastike (anarshiste) të kontrollit të pandemisë COV-19, sepse mund të jemi duke ftuar një valë të 2-të, njëlloj si ajo që u pa në Gripin Pandemik (1918–1919).
  18. Me anarshi nuk fitohet asnjë luftë. Në këtë rast po përdor shprehjen që ma ka servirur jeta: “Atëherë kur çdo gjë duket normale, ka patjetër diçka gabim”. (KIM D. )
  19. Ju këshilloj që minimumi edhe për 2 javë të zbatojmë klauzolën jetike: “TE RUHEMI QE TE MOS LEJOJME COVID-19 TE FUTET NE TRUPIN TONE”. Pastaj shohim e bëjmë.
Përfundimisht:
Njerëzimi mund të dali i GJALLE FIZIKISHT dhe normal MENDERISHT nga kjo “LUFTE e 3-te BOTERORE” vetëm duke zbatuar porosite:”Distancim fizik; Higjienë; Maske; Syze.”

kim drasa1

Qartësisht: Po ndodhi e kundërta atëherë ta dini mire qe COVID-19 nuk është siç çdo virus qe ka prekur njerëzimin por një “BOMBE Biologjike”, e sajuar dhe modifikuar ne skuta të errta dhe ka shpërthyer nga një gabim njerëzor ose me e pranueshme e kane bere me dashje.
Prof. DR. Kim. M. Drasa. Urolog & Seksolog
* President i Shoqatës së Urologëve & Sekslogëve Shqiptarë, “MAKSUT DRASA”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura