ANALIZA/ “Prekë Cali dhe portreti i Enver Hoxhës në Pezë, si po justifikohen krimet e komunizmit”

Sep 18, 2017 | 23:52
SHPËRNDAJE

Gazetari dhe analisti Blendi Fevziu, përmes një shkrimi botuar në faqen “Opinion.al” shkruan se debati për Prekë Calin dhe shfaqja e portretit të Enver Hoxhës në Pezë tregon edhe një herë tjetër se Shqipëria nuk është ndarë përfundimisht nga e shkuara.

fevziu“Debati për kullën e Prek Calit që u kthye në debat për rolin historik të tij; rishfaqja e fotove të Enver Hoxhës në Pezë, zgjedhja e Ruçit dhe Xhafës në krye të dy institucioneve të rëndësishme e ndezi sërish këtë debat”, shkruan Fevziu.

“Çështja e Kullës së Prek Calit mund të konsiderohej si një çështje administrative dhe ligjore, por ajo u shty në një debat për rolin e tij historik. Dhe nuk është një debat normal që ndihmon historinë, por një debat që diskuton sërish rolin e komunizmit në Shqipëri dhe qëndrimin ndaj tij.

Ngërthimi gjithë mllef në këtë debat i palëve që reflektojnë mënyra të ndryshme të të parit të periudhës komuniste, dëshmoi se ne jo që nuk e kemi mbyllur këtë diskutim siç ka bërë gjithë lindja, por mbetemi ndoshta justifikuesit e fundit të krimeve të komunizmit në botë!

Po kështu çështja e portreteve dhe simboleve të Enver Hoxhës dhe regjimit komunist në Pezë është sërish një paaftësi e kësaj shoqërie për të qenë e vërtetë dhe e paanshme. Historia vijon të shihet si argument i politikës së ditës dhe të gjithë kemi qenë të paaftë t’ju themi mjaft këtij abuzimi dhe “me fal” viktimave të saj”, vijon ai më tej.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura