ANALIZA/ Preç Zogaj: A mos dikush nuk e do në SPAK prokurorin Anton Martini?

Mar 31, 2021 | 17:11
SHPËRNDAJE

 

spak prez zohaj anton martini

Dje  u bashkova me grupin numerikisht modest të gazetarëve, që  ndoqën  në monitor në Kolegjin  Posaçëm të Ankimit   shqyrtimin e  ankimimitt që ka bërë komisioneri  publik, Florian Ballhysa, kundër kualifikimit  nga Komisoni i Vetingut katërmedhjetë muaj  më parë të  Prokurorit Anton Martini, kandidat për anëtar i SPAK.

Jam një mbështetës konstant i Reformës në Drejtësi, i përpjekjeve  për ngritjen e institucioneve të reja  të saj.  Kam kritikuar disa  vonesa për kompletimin e SPAK-ut dhe në këtë kontekst me ka tërhequr vëmendjen kalvari  i kandidatit Anton Martini, i cili ishte renditur  në  pesëshën e parë  të kandidatëve të përzgjedhur nga  KLP në bazë  të vleresimit të  tyre  profesional dhe të integritetit.

S’mund të ndodhte ndryshe.

Prokurori Anton Martini është  në mbrojtje  të vazhduar policore që nga viti 2008 e deri sot për shkak të  dënimeve që ka  këkruar  kundër bandave nga më të rrezikshmet në vend. Ai mund  të jetë ndër të paktët   në kushtet e dhënies nga  policia  të një mbojtjeje kaq të gjatë. Ky fakt flet shumë për  statusin e tij.

Jam informuar se ndër gjashtë  çmimet ndërkombetare që ka marrë Shqipëria  për  operacione të sukseshme kundër  krimit të organiziuar, në pesë prej tyre ka emrin e tij  si prokuror  Anton Martini.

Ai ka çertificatë sigurie  lëshuar nga DSIK

Më në fund, në janar të vitit 2020,  Martini  kaloi me sukses  sitën e imët të vetingut.

Shtypi e njoftoi gjerësisht kualfikimin e tij,  s’mbeti njeri  i inreresuar pa e marrë vesh. Dy muaj më vonë, me 24 mars, vendimi për kualifkimin e tij u botua online në faqen e   KPK-së dhe iu vu në disspozicion me email palëve të interesuara.   Komisionerit publik  iu deshën të kalonin dy muaj e gjysëm të tjerë të  ankimonte kundër  Martinit në Kolegjin  e Posaçëm  të Apelit.  I takon këtij Kolegji të gjykojë në lidhje me shkeljen e afateve ligjore të ankimimit, por duke dëgjuar dje disa pasazhe të seancës  nuk mund  të mos habiteshe që zyrtari  më i interesuar i shtetit  e paska marrë vesh i fundit vendimin e kualifikimit të Martinit.

Në bazë të ankimimit,  Martini duhet të justifikojë para Kolegjit të  Apelit , siç ka bërë në Komisonin e Vetingut, pagesën  e apartmentit  97 metra katror  që ka me të shoqen dhe fëmijët nga viti 2017.

Dje morën vesh se  ishte  martuar në shtëpi me qera dhe kishte lindur e rritur fëmijët  po në shtëpi me qera, fakt lehtësisht i verefikueshëm

Dje morën vesh  gjithashtu se ka marrë një kredi të butë  nga shteti dhe një kredi  nga një bankë private për të paguar aparmentin. Ai  vazhdon  ti paguajë këto dy kredi që sëbashku  shkojnë  mbi 100 milion lekë. Nuk ka patur e nuk ka kontestime  për këtë shumë të dokumentuar. Komisioni i vetingut është  bindur me prova edhe për burimin e ligjshëm të  sasisë së vogël të parave  me të cilët është plotësuar çmimi i përgjithshëm i  apartamentit  me garazh. Pretendimet  e komisionerit  publik lidhen me këtë shumë të vogël. Ai nuk i ka gjendur bindesë  verefikimet  e imta të Komisonit  të Vetingut. Me sa kuptuam bëhët fjalë për  pagesën e garazhit, për pesë mijë euro, diçka e tillë. Martini  tregoi sërish burimin e kësaj shume. Ai shtoi se  në llogarinë e tij kishin ardhur nga Londra pagesa të njëpasnjeshme, të verefikueshme, të dërguara nga i vëllaj  emigrant  për të ndërtuar një shtëpi për  babanë e tyre. Pra po të kishte  patur nevojë për “ justifikime” kishte patur në dispozicion shumë me shumë se pesë mijë apo dhjetë mijë euro.

Është Kolegji i Apelit që do të gjykojë për gjithçka.

Dje po diskutonim me disa kolegë.

A nuk mund te ketë në Shqipëri  një prokuror me mbi njëzet vjet karrrierë  dhe me bashshorten mesuese  një apartament  97 metra katror  për vetë dhe familjen të blerë pothuajse 95 përqind me kredi?  Nëse  nuk mund të këtë, turp për   shtetin, turp për ekonominë, turp për  demokracinë e Shqipërisë, turp për këdo  që  e heton me psikologjinë e numërimit të kafshatave.

A mos dikush po kërkon  me çdo kusht qimen në qull  për një prej prokurorëve me  korrektë e më të ndershëm të Shqipërisë,  me  rekorde të njohura në përballjen  me bandat dhe krimin, me mbrojtje policore te vazhduar për këtë shkak, me  zero konktakte me kriminelët, pa kontakte me asnjë krah të politikës?

A mos   bash për ketë  shkak dikush nuk e do në SPAK  Anton Martinin?

A janë të sensibilizuar përfaqesuesit e OMN-në, të SHBA dhe BE-së në Tiranë  për  kalvarin e tij?

Këto po i thoshnim të gjithë. Ndërsa një  koleg  që ka njohuri me shumë se unë për vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve  i ra shkurt: Nëqoftëse ndalohet Anton  Martini , ta mbyllin drejtësinë . Sepse nuk  ka kush kalon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura