ANALIZA/ Pesë arsyet që kushtëzojnë Amerikën për luftën kundër ISIS-it

Nov 27, 2015 | 12:50
SHPËRNDAJE

Komentatori politik amerikan Robert Bernard Reich, në një artikull të tijin në Huffington Post, flet për parakushtet që e pengojnë Amerikën për luftë kundër Shtetit Islami, i cili duket se ka vendosur në konflikt Rusinë dhe Turqinë, që në vend se të luftojnë për shkatërrimin e këtij grupi terrorist, i kanë kthyer shpatat kah njëra-tjetrës, që pas rrëzimit të avionit rus në kufirin me Sirinë.

File photo dated 01/12/11 of a fly-past by two RAF Tornado GR4 jets, as Royal Air Force commander, Air Commodore Martin Sampson, said that British jets stand ready to launch strikes against Islamic State (IS) in Syria.

Sipas Reich, politikëbërësit në Amerikë, teksa tani është e qartë që po shkohet drejt luftës kundër ISIS, duhet të jenë vigjilentë, për të ndarë në mënyrë të drejtë barrën e atyre që e kanë thirrur luftën, për të mbrojtur liritë civile, për të mbrojtur civilët e pafajshëm jashtë vendit, për të shmangur urrejtjen dhe fanatizmin, dhe për të shpërndarë në mënyrë të drejtë koston për të paguar luftën. Sipas tij, lufta duhet të paguhet nga vjelja e parave nga shtresat e pasura, përmes taksave më të larta, teksa nënvizon se numri i civilëve të vrarë në vendet e përfshira në konflikt duhet të minimizohet në maksimum.

Pesë parakushtet për luftë kundër ISIS

Robert Bernard Reich

Duket se jemi duke shkuar gjithnjë e më afër një lufte botërore kundër Shtetit Islamik.

Asnjë person i arsyeshëm nuk e mirëpret luftën. Megjithatë, në qoftë se do të shkojmë të luftojmë kundër ISIS, duhet të mbajmë një sy vigjilent mbi 5 gjëra:

  1. Barra e luftës duhet të ndahet gjerësisht mes amerikanëve.

Ushtria aktuale e Amerikës është e përbërë kryesisht nga gra dhe burra me të ardhura të ulëta për të cilët pagesa e ushtrisë është alternativa më e mirë.

“Ne jemi duke ndezur historinë e dhimbshme të të rinjve me më pak opsione që mbajnë barrën më të madhe,” tha Greg Speeter, drejtor ekzekutiv i Projektit të Prioriteteve Kombëtare në “Washington Post”. Një studim i NPP-së gjeti se familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme ofrojnë shumë më tepër rekrutë të ushtrisë se familjet me të ardhura më të mëdha se 60.000 $ në vit. Kjo nuk eshte e drejtë. Për më tepër, kur shumica e amerikanëve varet nga një numër i vogël njerëzish për të shkuar në luftë për ne.

Nga Lufta e Dytë Botërore deri në ditët e fundit të Luftës së Vietnamit, në janar 1973, gati çdo i ri në Amerikë u përball me mundësinë e të shkuarit në ushtri. Sigurisht, shumë fëmijë të njerëzve të pasur kanë gjetur mjetet për të qëndruar jashtë ushtrisë. Rekrutimi shpërndan të paktën përgjegjësi and rriti ndjeshmërinë e publikut ndaj pasojave të luftës. Nëse ndërmarrim një luftë tokësore (me ushtri) kundër ISIS ne duhet të konsiderojmë rivendosjen e rekrutimit (ushtarak).

  1. Ne nuk duhet të sakrifikojmë liritë tona civile.

Agjencitë amerikane të spiunazhit nuk kanë më autoritetin që kanë pasur për të mbledhur telefonatat e amerikanëve dhe të dhënat e tjera. NSA tani duhet të fitojë miratimin e gjykatës për një akses të tillë. Por pas sulmeve në Paris, drejtori i FBI-së dhe zyrtarë të tjerë kryesorë të zbatimit të ligjit thonë se tani kanë nevojë për akses në informata të koduara në telefonat e zgjuar (smartphones), të dhënat personale dhe të biznesit të terroristëve të dyshuar.

Donald Trump thotë se ai do të kërkojë që myslimanët amerikanë të regjistrohen në një bazë të dhënash federale, dhe ai refuzon të përjashtojë kërkesën për të gjithë myslimanët që të bëjnë një identifikimin të veçantë fetar.

Ne duhet të jemi vigjilentë se ne po ruajmë liritë për të cilat jemi duke luftuar.

  1. Ne duhet të minimizojmë vdekjen e civilëve të pafajshëm jashtë vendit.

Sulmet me bomba kanë treguar tashmë një numër të tmerrshëm të vdekjeve të civilëve, duke kontribuar në eksodin masiv të refugjatëve.

Muajin e kaluar, grupi i pavarur monitorues “Airwars” tha se të paktën 459 civilë kanë vdekur nga sulmet ajrore në Siri gjatë vitit të kaluar, sulme këto të bëra nga koalicioni i krijuar kundër ISIS-it, i udhëhequr nga SHBA. Grupe të tjera monitorimi, përfshi Observatorin Sirian për të Drejtat e Njeriut, gjithashtu pretendojnë një numër të konsiderueshëm të civilëve.

Disa prej këtyre vdekjeve të civilëve janë të pashmangshme. Por ne duhet të sigurojmë se ato do të minimizohen – dhe jo vetëm për shkak të shqetësimit humanitar. Çdo vdekje civile krijon më shumë armiq. Dhe ne duhet të bëjmë pjesën tonë për të marrë një pjesë të refugjatëve sirianë.

  1. Ne nuk duhet të tolerojmë fanatizmin anti-musliman në Shtetet e Bashkuara.

Tashmë, kandidatët kryesorë republikanë janë duke i fryrë zjarrit. Ben Carson thotë se asnjë musliman nuk duhet të jetë President.

Trump thote qe mijera Arabo Amerikane festuan kur rane kullat binjake ne 11 shtator- nje genjeshter e guximshme.

Ted Cruz dëshiron të pranojë refugjatë të krishterë nga Siria, por jo myslimanë.

Jeb Bush thotë se ndihma amerikane për refugjatët duhet të përqëndrohet për të krishterët.

Marco Rubio dëshiron të mbyllë “çdo vend ku radikalët janë duke u frymëzuar”, duke përfshirë edhe xhamitë amerikane.

Është e turpshme që kandidatët kryesorë republikanë për President të Shteteve të Bashkuara janë duke nxitur një urrejtje të tillë.

Një fanatizëm i tillë nuk është vetëm moralisht i urryer. Ajo gjithashtu bëhet lodër në duart e ISIS.

  1. Lufta duhet të paguhet me taksa më të larta mbi të pasurit.

Një javë para sulmeve terroriste në Paris, Senati miratoi një projekt-ligj të shpenzimeve për mbrojtjen 607 miliard Dollarë, me 91 senatorë pro dhe 3 kundër (përfshirë Bernie Sanders). Ky ligj tashmë është miratuar dhe Obama ka thënë se ai do ta nënshkruajë atë.

Tani republikanët po shtyjnë për më shumë shpenzime ushtarake.

Ne nuk mund t’i lejojmë ata ta përdorin luftën si pretekst për të shkurtuar sigurimet sociale dhe mjekësore, ose programet për të varfrit.

Lufta duhet të paguhet me taksa më të larta, sidomos për të pasurit.

Teksa ne po shkojmë drejt luftës kundër ISIS, duhet të jemi vigjilentë, të ndajmë në mënyrë të drejtë barrën e atyre që e kanë thirrur luftën, për të mbrojtur liritë civile, për të mbrojtur civilët e pafajshëm jashtë vendit, për të shmangur urrejtjen dhe fanatizmin, dhe për të shpërndarë në mënyrë të drejtë koston për të paguar luftën.

Këto nuk janë vetëm qëllime të vlefshme. Ato janë edhe themelet e fuqisë së vendit tonë.

*Autori Robert Bernard Reich është një profesor amerikan, autor, dhe komentator politik. Ai shërbeu në administratat e presidentëve Gerald Ford dhe Jimmy Carter dhe ishte sekretar i Punës për Presidentin Bill Klinton nga viti 1993 deri më 1997. Reich aktualisht është profesor i Politikave Publike në Shkollën Goldman dhe në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley.

Përkthyer nga Huffington Post

Përgatiti: Arisa Liço

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura