ANALIZA/ Lufta e III Botërore, historia në sytë e një fëmije

Nov 28, 2015 | 15:17
SHPËRNDAJE

Politika e Botës, mes tensionesh, konfliktesh vrastare, acaruar së fundi me terrorin në Paris, zhvillimet në Siri dhe tendosjen e marrëdhënieve Rusi-Turqi pas rrëzimit të avionit rus, parë me sytë e një fëmije.

Si mund t’u thuash të vegjëlve me pak fjalë se ç’ka ngjare që prej Luftës së Parë Botërore, shkaktuar nga vrasja e trashëgimtarit te fronit austro-hungarez dhe gruas së tij në një qytet të Ballkanit, të quajtur Sarajevë, e ç’po ndodh sot në botë.

Gjithcka vjen në një rrëfim analizë nga njëri prej kolumnistëve me zë të New York Times dhe korrespondent në mbi 15 vende të botës…

Lufta e III Botërore 

cohenROGER COHEN

“Mami, të lutem, ma thuaj edhe një herë, si nisi Lufta e Parë Botërore?”

“Shpirt, tashmë ta kam thënë se ka ndodhur shumë kohë më parë. Një shekull, është shumë kohë”.

“Por, mami, të lutem…”

“Mirë, pra, por është e komplikuar. Me të vërtetë do që ta dish?”

“Po, mam”.

“Është një histori e trishtuar, Bota ishte organizuar në një mënyrë të tillë, që e çoi në shkatërrim. Gjatë kësaj, miliona njerëz u vranë”.

“Uau. Si ka qenë e organizuar më parë”?

“Kanë qenë ca gjëra të quajtura perandori. Ato mbanin nën kontroll territore të gjera me popuj të ndryshëm dhe disa nga këta popuj donin të qeverisnin veten e tyre, në vend që të drejtoheshin nga një perandor i largët”.

“O.K.”

“Perandoria Austro-Hungareze, ishte një ndër to. Kishte shumë pallate madhështore në kryeqendrën e sa, në Vjenë, ku njerëzit kërcenin nëpër ballo mondane. Ajo qeveriste edhe pjesë të një këndi të varfër të Europës që quhej Ballkan, ku drejtimi i saj ishte i papëlqyeshëm. Një ditë, në 1914, trashëgimtari i fronit austro-hungarez dhe gruaja e tij u vranë në një qytet të Ballkanit, të quajtur Sarajevë, nga një i ri, një boshnjak serb, i cili donte lirinë e sllavëve të jugut prej drejtimit perandorak”.

“Kjo është e trishtueshme mam. Besoj se muzika u ndal. Po pastaj”?

“Perandoria u inatos shumë. I thanë Serbisë të bënte një tufë me gjëra, ose do të përballej me luftën. Perandori në Vjenë ishte plot besim sepse kishte një shok të ngushtë, që po rritej në fuqi, që quhej Gjermani. Por edhe Serbia, kishte po ashtu një shok të mirë, një vend që quhej Rusi, që ishte me të vërtetë i madh. Gjithsesi, Serbia u tregua disi e pavendosur, si ju me detyrat e shtëpisë, kështu që Austro-Hungaria nisi luftën kundër saj”.

“Po pastaj”?

“Pastaj Gjermania i shpalli luftë Rusisë, që kishte mik Francës, që nuk e kishte qejf Gjermaninë për arsye të ndryshme. Shumë shpejt Gjermania do të sulmonte Francën përmes Belgjikës. Kjo mërziti Britaninë, që hyri në luftë me Gjermaninë. Një tjetër perandori, që quhej Perandoria Osmane, iu bashkua palës së Gjermanisë dhe Austro-Hungarisë. Më pas, Shtetet e Bashkuara, një fuqi në rritje, u rreshtua në skuadrën e britanikëve dhe francezëve. Pas disa vitesh, më shumë se 16 milionë njerëz kishin vdekur. Perandoritë Austro-Hungareze, Otomane, Gjermane dhe Ruse u shkatërruan”.

“E gjitha kjo për një çift të vrarë? Kjo është e çuditshme”.

“Ndonjëherë gjërat e vogla bëhen të mëdha, njerëzit humbasin durimin dhe perspektivën. Ndodh një shkëndijë e gjithçka bëhet rrëmujë”.

“Mam, kjo nuk mund të ndodhë sërish, apo jo?”

“Jo”.

“A ka mbetur sot ndonjë perandori”?

“Ca njerëz e quajnë Amerikën një perandori edhe pse nuk ka një perandor. Është vendi më i fuqishëm në tokë, me ushtarë në të gjithë botën dhe shumë popuj që i kanë varur shpresat tek ajo për drejtim dhe mbrojtje. Por Amerika po dobësohet”.

“Pra, mam, është pak a shumë ashtu si the ti që bota organizohet në një mënyrë, pastaj në një mënyrë tjetër, dhe shumë njerëz vdesin gjatë këtij procesi?”

“Jo, saktësisht kështu shpirt. Vdesin ku?”

“Në Siri. Mam, çfarë është Siria”?

“Është një vend i vogël me popuj të ndryshëm dhe fe të ndryshme, që u krijua kur perandoria Osmane u dobësua shumë dhe u shkatërrua”.

“Pse njerëzit luftojnë atje”?

“Është e komplikuar. Me të vërtetë, me të vërtetë do ta dish”?

“Po, mami”.

“Mirë, atje ishte një tiran i dhunshëm, i cili sillej si një perandor dhe disa nga popujt e Sirisë u ngritën kundër tij. Tirani filloi t’i vrasë ata. Amerika, Britania dhe Franca, dhe vende të tjera, nuk e pëlqyen këtë gjë dhe thanë se do të ndihmonin në një farë mënyre rebelët, por nuk e bënë këtë me të vërtetë”.

“Pse”?

“Sepse, siç të thasë, Amerika është e sëmurë. Po dobësohet”.

“Ok, po pastaj”?

“Tirani kishte një mik të madh që quhej Rusi. Ai kishte edhe një mik tjetër që quhej Iran. Të dy ata e mbështetën atë”.

“Pra, ai fitoi”?

“Jo tamam. Shumë njerëz që donin ta hiqnin qafe tiranin ishin myslimanë suni. Ata kishin mbështeten e Arabisë Saudite që është qendra e Sunive, që e urrenin Iranin dhe mbështetën fanatikët suni. Turqia, që është pasardhësja e Perandorisë Osmane dhe urrente tiranin sirian, gjithashtu mbështeti skuadrën rebele. Por Turqia urrente një popull tjetër në Siri, që quheshin kurdë, më shumë se tiranin- aq shumë saqë u treguan të gatshëm që në mënyrë të poshtër të ndihmonin një grup sinish të çmendur që prisnin koka, vrisnin kurdë dhe qëllonin njerëz në qytetet perëndimore”.

“Tani u ngatërrova”.

“Siria u shkatërrua si Perandoria Osmane. Siria po bombardon ca armiq të tiranit sirian. Amerika po bombardon ata që presin koka. Po ashtu dhe Franca. Turqia goditi një avion rus. Rusia është e inatosur. Kurdët duan shtetin që nuk e patën 100 vjet më parë. Arabia Saudite është përfshirë në luftime të gjera kundër Iranit. Kjo është lufta më e fortë në Siri, ku qindra mijëra njerëz kanë vdekur”.

“E gjitha kjo sepse ca njerëz donin të hiqnin qafe një të fortë”?

“Ndonjëherë ca gjëra të vogla bëhen të mëdha, ka një shkëndijë dhe bëhet rrëmujë e madhe”.

“Mam, si do të jetë Lufta e Tretë Botërore”?

“Mos u shqetëso i dashur, gjithçka është ndryshe tani”.

“Gjithçka”?

“Gjithçka. Ne kemi jetën, lirinë dhe kërkimin e lumturisë. Gëzuar Ditën e falënderimeve, dashuri”.

*Roger Cohen është një gazetar dhe autor. Ai është një kolumnist për The New York Times dhe International New York Times. Ai ka punuar si korrespondent i huaj në pesëmbëdhjetë vende të ndryshme.

Perkthyer nga The New York Times

Pergatiti: B.P

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura