ANALIZA/ Kush është fituesi i madh i tensioneve mes Turqisë dhe Rusisë

Nov 28, 2015 | 17:14
SHPËRNDAJE

Dy analistët e pavarur amerikanë Henri Barkey dhe William Pomeranz shkruajnë për CNN se nga tensionet mes Rusisë dhe Turqisë nuk fitojnë, as Perëndimi, as Moska dhe as Ankaraja.

Russian President Putin visits TurkeyAta argumentojnë se përplasja mes dy vendeve për avionin e rrëzuar, vetëm sa do të përçajë koalicionin anti-ISIS.

Përçarja e koalicionit do të lërë krizën në Siri të pazgjidhur, dhe për rrjedhojë, Asadi do të vazhdojë të jetë në pushtet.

Kush është fituesi i madh i tensioneve Turqi-Rusi

Henri Barkey dhe William Pomeranz

Sa gjëra mund të ndryshojnë brenda 12 orëve. Teksa negociatat për paqe në Siri po ecin në rrugën e duhur në diskutimet në Vjenë, erdhi lajmi se forcat ajrore turke kishin rrëzuar një avion rus, i cili sipas tyre kishte shkelur hapësirën ajrore.

Sikur të mos mjaftonte kjo, një marins rus u vra gjatë operacionit të shpëtimit të dy pilotëve që u parashutuan nga avioni rus.

Incidenti i bëri gjërat edhe më të komplikuara për Presidentin francez, Fransua Holond, i cili nga Uashingtoni do të udhëtonte në Moskë për të folur për koalicionin kundër ISIS.

Nga ana tjetër, Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar rrëzimin e avionit rus si një “thikë pas shpine prej bashkëpunëtorëve të terrorizmit” dhe ka premtuar se do të ketë pasoja të rënda për përgjegjësit.

Edhe një herë, ngjarjet që ndodhin në terren tejkaluan përpjekjet ndërkombëtare për të menaxhuar disi krizën e Sirisë.

Turqia dhe Rusia kanë patur kundërshti mes tyre për Sirinë, që kur nisi lufta civile atje. Që kur Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan vendosi të izolonte Asadin, ai hasi në kundërshti me Putinin.

Erdogani mbështeti fuqishëm rebelët dhe opozitën siriane kundër Asadit, ndërsa Rusia e mbështeste fuqishëm Asadin.

Por pavarësisht këtyre qëndrimeve të kundërta për Asadin, Rusia dhe Turqia kishin marrëdhënie mjaft të mira në fushën e ekonomisë.

Ndërkohë që Turqia dhe Rusia kanë patur marrëdhënie komplekse ndër shekuj, vitet e fundit, kompanitë e ndërtimit nga Turqia kanë përparuar mjaft në Rusi.

Ajo që është e rëndësishme, Turqia është e varur nga gazi rus, ndërsa Rusia varet nga Turqia si kliente.

Por marrëdhëniet u acaruan kur Rusia vendosi javët e fundit që të ndërhynte në luftën civile të Sirisë, me trupa ushtarake dhe bombardime nga ajri, duke ndihmuar në një farë mënyrë regjimin e Asadit.

Në fakt, Rusia po bombardonte aleatët turq më shumë sesa ISIS-in. Tani, rrëzimi i avionit rus nga Turqia, ka shumë të ngjarë të na çojë në një përshkallëzim të vendosur por të ngadaltë të tensionit mes dy vendeve.

Zhvillimet e 24 orëve të fundit tregojnë se ka shumë pak të ngjarë që të ketë tensione mes Rusisë dhe Perëndimit. Shanset janë që Holond të arrijë të mbushë boshllëqet mes Moskës dhe Uashingtonit.

Por ne nuk dimë ende me saktësi se si do ta ndëshkojë Putini Turqinë. Ne mund të presim që ai të bombardojë më fuqishëm rebelët e mbështetur nga SHBA-të dhe amerikanët.

Gjithashtu, Putini mund të ndihmojë luftëtarët kurdë më shumë nga sa imagjinon Erdogani. Ai mund t’u hapë zyra në Moskë dhe mund t’i armatosë.

Një tjetër mundësi e Putinit janë sanksionet ekonomike. Ai deri më tani i ka porositur rusët që të mos shkojnë në Turqi.

Por çështja është se si do ia arrijë Putini qëllimit të tij. Në rast se vendos të kundërpërgjigjet njësoj si me Ukrainën, atëherë sanksionet ndaj tij do ta lënë Rusinë në gjendje të mjerueshme.

Sido që të jetë përgjigja e Putinit, i vetmi fitues nga kjo lojë është Asadi. Pas gjithë kësaj, kemi një Turqi anti-Asad që po përplaset me Rusinë që është mbrojtësja më e madhe e regjimit të tij. Por jo vetëm kaq, Rusia është edhe një pjesë e domosdoshme e aleancës kundër ISIS-it.

Ne dimë që deri më tani, asnjë vend i koalicionit nuk ka një platformë të qartë se si do të luftohet ISIS-i dhe si do të rilindë Siria. Dhe rrëzimi i avionit rus, natyrisht që nuk do ta përmirësojë këtë situatë.

Marrë nga CNN

Përgatiti: Erald Deliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura