ANALIZA/ “Gropa vetëm sa po thellohet!”- Fatos Lubonja: Duket se opozitës i kanë mbaruar “fishekët” dhe tani po kthehet tek… Flet edhe për Albin Kurtin

Jan 6, 2020 | 18:42
SHPËRNDAJE

Analisti Fatos Lubonja komentoi zhvillimet e fundit politike në vend dhe për Albin Kurtin  në Kosovë.

lubonja-770x400

I ftuar në rubrikën “Opinion”, në News24, Lubonja tha se kryeministri Edi Rama po punon për asgjësimin e çdo gjëje që i del kundër dhe nuk ka aftësi vetëkorrigjuese, ndërsa opozita i ka harxhuar “fishekët”.

Fatos Lubonja:

Ngjarjet e rëndësishme të vitit që lamë pas janë të komentuara. Dalja e opozitës nga Parlamenti, kapja e gjithë pushteti lokal nga mazhoranca më 30 qershor, një klimë e rëndë e krijuar, denoncimet e shumta për lidhjet e krimit të qeverisë, dhe si kulminacion i vitit të keq, të mbrapshtë ishte edhe tërmeti, që nxori gjithë dobësitë e ndërtuara mbi propagandën, dhe që është shteti i një grusht oligarkësh. Të gjitha këto janë pikat kryesore të vitit që kaloi, nuk dalloj ndonjë gjë pozitive, edhe mos pranimi i hapjes së negociatave.

Se si do jetë viti tjetër, jemi në fillim. Mendimi im është që, duke parë dhe tendencën, vështirë se do të kemi ndonjë gjë pozitive, për t’u futur në një rrugë të mirë. Këmbëngulja e Ramës për t’i dhënë të drejtë vetes në çdo gjë është e qartë, dhe nëse ata nuk kanë aftësi vetëkorrigjuese, kush do t’i korrigjojë. Opozita duket se i ka harxhuar të gjithë fishekët dhe nuk dihet se si do ta karikojë armën e protestës. Pastaj ka dhe ngjarje të papritura. Por, ka një depresion të madh në njerëz.

Rama punon për asgjësimin e çdo gjëje që mund t’i dalë kundër dhe një pushtet që ka në dorë kaq shumë mjete financiare, policore dhe njerëzore është vështirë që të mos jetë i suksesshëm. Opozitës mund t’i biem në qafë për mungesë koherence. Po ndihet “mbarimi i fishekëve”.  Që të lindë një forcë tjetër në këto situata unë nuk jam shumë optimist. Shpesh herë kam menduar se forcat e reja lindin kur ka sukses politika. Ka lindur Syrisa në Greqi si forcë politike e cila kapërceu krizën e dy partive kryesore. Mendoj se ishte meritë e këtyre dy partive që lejuan fëmijët të rriteshin, të flisnin. Këtu merita është si të shkatërrohet çdo gjë, të mos rritet asgjë kundër. Ishin studentët supozoj. Kur ti punon në mënyrë sistematike për të shkatërruar çdo gjë, njerëzve u mbetet vetëm ikja.

Gropa po hapet për ditë, gropa morale në kuptimin e besimit që kanë njerëzit te kjo qeveri. Edhe në kuptimin e asaj se kush e ka marrë ekonominë në dorë. Nuk ka ngelur ndonjë kryetar bashkie që nuk ka lidhje me krimin dhe kriminelët. Kjo është gropë morale e pafund. Ky i ka emëruar këta. Gropa e pafund është mungesa e përfaqësimit. Ekonomikisht përsëri është gropë pavarësisht se ngrihen kulla, që për mua janë piramida. Është një ekonomi shkatërruese edhe për ambientin. Është gropë nga të katër anët. Gropë edhe intelektuale, gropë e demokracisë.

Edhe ata që mbështesin Ramën shpesh herë thonë s’ka opozitë. Edhe kjo gropë është. Ja iku ky po do vijë ky. Njësoj janë! Pse të jesh optimistë është kjo?!

Opozitën, nuk është se s’ka bërë aktivitete të rëndësishme për të ndërgjegjësuar për situatën, edhe duke denoncuar, s’mund t’ia mohojmë këtë, por ajo që është si perceptim i njerëzve të deprimuar, është se duket sikur e ka mbaruar betejën dhe e ka humbur në një far kuptimi dhe po kthehet tani te zgjedhjet. Por, deri dje ka thënë se me këtë nuk bëhen zgjedhjet, çfarë ndryshoi? E dyta, e shoh të dobët, sepse nuk ka bërë atë punën për të shkuar te njerëzit, i ka ngelur ajo e katër oligarkëve të famshëm. S’kanë bërë asnjëherë një reflektim, që këta oligarkë kanë qenë të lidhur me ne, kemi ne ndonjë përgjegjësi për këtë?! S’kanë bërë ndonjë refleksion. E treta, është edhe një lloj varësie e madhe ndaj ndërkombëtarëve. Pse ndërroi Lulzim Basha? Nga radikalizmi, tani u kthye tek zgjedhjet. Një nga këto është varësia tek ndërkombëtarët, që presim të na zgjidhin ndërkombëtarët, ta kemi mirë me të. Tregon mungesë personaliteti, që reflektohet pastaj edhe në të tjera gjëra.

Kosovarët kanë një shans të madh, që kanë një forcë të pa provuar në pushtet, që është Vetëvendosja, që jep shpresë. E gjithë ajo çka e rrethon VV, më duket se nuk është shumë larg asaj që kemi dhe ne, politikës korruptive, të intrigave, të lidhur me oligarkinë, etj. Sistemi është po ai. Pikëpyetja ime është se a mundet të themi që ata janë më përpara, apo mos po shkojnë ata ku jemi ne sot? Nëse eliminohet dhe Albin Kurti dhe vazhdon Thaçi me të tijët mund të jemi në pikën ku ata s’kanë arritur te ne, por larg qoftë mund të shkojnë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura