Analiza e Pollozhanit: Tifozët të kenë durim, ju tregoj “pengjet” e fazës së parë

Nov 24, 2017 | 18:39
SHPËRNDAJE

Artim Pollozhani kërkon fitoren në ndeshjen me Teutën. Në një prononcim për mediat, mesfushori thotë se ekipi duhet të bëjë më të mirën, edhe pse do të luhet pa tifozë. Shqiptari i Maqedonisë bën thirrje që takimi i radhës të vlerësohet maksimalisht.

Pollozhani

“Detyra jonë është që të bëjmë një ndeshje të mirë, të mendojmë për Teutën. Ka dy javët e fundit rezultate pozitive, duhet vlerësuar. Në Durrës kemi fituar 2-1, por kjo nuk thotë gjë. Kampionati fitohet me ekipet më të vogla dhe nga kjo gjë djemtë duhet të jenë me këmbë në tokë të përqendruar që të japim maksimumin me Teutën dhe me çdo kundërshtar. Të mendojmë për një rezultat pozitiv”, tha Pollozhani.

Më pas, ai analizon edhe ecurinë e Flamurtarit në këto ndeshjet e fundit. “Me Skënderbeun ishte një ndeshje që ne e përgatitëm maksimalisht dhe unë mendoj se bëmë një lojë mjaft të mirë. Nuk jam dakord me faktin se ekipi nuk mund të durojë 90 minuta. Nuk është se në golin me Skënderbeun ne na mungonte kondicioni fizik, por ishte një moment shpërqendrimi.

Ne krijuam edhe disa kundërsulme që, po ta shënonim edhe golin e dytë, do të përfundonte ndeshja. Dëmtimi i Sidibe krijoi një gropë në mesfushë. Skënderbeu nuk krijoi asnjë rast në pjesën e parë. Po ashtu edhe në ndeshjen me Lushnjën pati probleme pas daljes së Bushiçit, një futbollist që, kur nuk e ke, të shkakton probleme. Por, me supergolin e Liçajt ne e morëm atë që donim. Ishte një ndeshje e vështirë. Lushnja nuk është aq ekip naiv, sa duket në tabelë që është e fundit.

Vetëm me Luftëtarin ne nuk kemi qenë ai ekip që ne duam të shikojmë. Po të shikosh, kemi ftuar me Kamzën, kemi luajtur më pas me Kukësin dhe Skënderbeun. Kur luajnë dy ekipe të barabarta krijojmë volum të madh loje. Me Kukësin nuk ka është dhënë një penallti, edhe me Skënderbeun një gol i anuluar, të gjithë thonë se ishte i rregullt. Në këto ndeshje, nëse na jepej penalltia me Kukësin, ose me Skënderbeun goli i rregullt, imagjinojeni ku do të ishim”, tha Pollozhani.

TIFOZËT – Edhe pse shpreh keqardhjen që Flamurtari luan pa tifozë në ndeshjen me Teutën, Pollozhani apelon që ata të jenë sa më të duruar.

ERMAL SIKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura