Analiza e “New York Times”: Në një cep të Kosovës, brohoritet ende për Putinin

Sep 21, 2022 | 22:00
SHPËRNDAJE

Shumë serbë etnikë, të cilët ushqejnë ankesa kundër NATO-s për një fushatë bombardimi të vitit 1999 që theu kontrollin e Serbisë në territor, e shohin Rusinë e Presidentit Vladimir V Putin si një shpëtimtar të mundshëm.

mitrovica

New York Times nw njw artikull me titull “Në një cep të Kosovës, brohoritet ende për Putinin” shkruan se “Kur evropianët dhe amerikanët u zmbrapsën të tmerruar këtë pranverë nga dëshmitë e mizorive ruse në Ukrainë, Nebjosa Joviç, një administrator universiteti në Kosovën veriore, vendosi se duhej të vepronte: Ai organizoi një protestë në rrugë për të brohoritur për Rusinë”.

“Ne donim t’i dërgonim një mesazh Perëndimit, veçanërisht selisë së tij në Shtetet e Bashkuara, për të ndaluar persekutimin e rusëve,” tha Joviç për New York Times.

Vetëm pak njerëz erdhën në protestë, tha Joviç, për shkak të “rrethit të frikës” që mbulon veriun e Kosovës, një rajon kryesisht etnik serb në dallim prej pjesës tjetër të vendit ku shqiptarët etnikë, shumica e të cilëve mbështesin fuqishëm Ukrainën, përbëjnë më shumë se 90 për qind të popullsisë.

“Rusia është e vetmja fije shprese që na ka mbetur,” tha Millosh Damjanoviç, një historian lokal në pjesën serbe të qytetit të ndarë të Mitrovicës, në Kosovën veriore, dhe një besimtar i zjarrtë se Perëndimi dhe aleanca e tij ushtarake me NATO-n ishin përgjegjës për copëtimin e Jugosllavisë, pjesë e së cilës ishte edhe Kosova deri në luftërat ballkanike të viteve 1990.

“Në rrugën kryesore gjatë daljes nga Mitrovica për në veri – pranë një postblloku të ushtarëve amerikanë – një billbord i siguron serbët vendas se ata nuk po qëndrojnë të vetëm kundër Perëndimit dhe se ende kanë miq me ndikim: Ai billbord shfaq fotografitë e Presidentit Vladimir Putinit të Rusisë, Presidenti Aleksandar Vuçiqit të Serbisë dhe yllit serb të tenisit Novak Gjokoviq, që thirren si “qytetarë nderi” të një vendbanimi etnik serb aty pranë”, thuhet nder te tjera ne artikull.

 

© Panorama.al

Te lidhura