Analiza e Lubonjës: Ja frika më e madhe e imja për qeverinë “Rama II”

Aug 29, 2017 | 22:00
SHPËRNDAJE

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’, në ‘News24’, analisti Fatos Lubonja komentoi kabinetin qeveritar ‘Rama 2’ të bërë publik pak ditë më parë. Lubonja u shpreh se qeveria e ri nuk ishte ndonjë çudi, pasi pritej, por ajo që është më shqetësuese sipas tij është fakti se pse janë shkurtuar disa ministri duke mos u dhënë arsyeja. Gjithashtu fatos Lubonja tha se një tjetër problem është dhe mungesa e seriozitetit nga qeveria për çështje të rëndësishme siç janë droga dhe krimi.

auto_Fatos_Lubonja1477810771“Nuk ishte ndonjë çudi. Mbas asaj qeverisjes me popullin nuk është ndonjë çudi që ministrat mos kenë rëndësi. Ndjehet kjo sikur nuk ka peshë duke nisur që tek zv. kryeministrja e panjohur. Duket sikur e merr pushtetin ‘Rama 1’. Ajo që është më shqetësuese është se janë shkurtuar disa ministri dhe nuk është sqaruar arsyeja. Ndoshta është ngushtuar pak tepsia. Të gjitha këto janë bashkë, por shqetësimi kryesor është mungesa e seriozitetit, siç janë krimi, trafiqet dhe droga. Këto kërkojnë energji të madhe, kur sheh disa ministra që ikin si Tahiri dhe Beqja dhe disa të tjerë që vijnë.

Gjithçka sikur u përqendrua tek fakti sikur ne jemi më të mirët, dhe ai tha ma jepni mua timonin se do ju çoj unë në drejtimin e duhur. Por cili është drejtimi i duhur nuk na e tha. Pra a do transformohet. Ajo që shoh unë me shqetësim është fakti se këtu po kërkohet të vihet në funksionim e njëjta makinë që punon për të mbajtur një regjim absurd në pushtet. Kemi një zv. kryeministër që bëhet ministër. Pra këtu është një kauzë. Unë po pres si do i vejë fundi aventurierit”- tha Lubonja.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura