“Kurir” analizon veshjet e dy kryeministrave: Rama me kollare të kuqe, tregon superioritet dhe forcë

May 28, 2015 | 10:33
SHPËRNDAJE

Gazeta serbe “Kurir” vazhdon të provokojë me artikujt e saj lidhur me vizitën e kryeministrit Aleksandër Vuçiç në Tiranë. Kësaj radhe “Kurir” merret me mesazhet që përcjellin veshjet e kryeministrit Rama dhe kryeministrit Vuçiç.

Kryeministri Rama dhe homologu serb Vuçiç në takimin e sotëm

Sipas saj, Rama kishte zgjedhur të vishte një kollare të kuqe, që tregon dëshirën për dominim ndaj të ftuarit. “Rama, ndryshe nga Vuçiç, kishte zgjedhur në kollare të kuqe çka tregon dëshirën për të dominuar.

Njerëzit që veshin kollare të kuqe duan të tregojnë se janë superior dhe të fortë në situata të tilla. Këta persona duan që të jenë në qendër të vëmendjes”, shkruan “Kurir”.

Ndërsa Vuçiç, i cili kishte veshur një kollare blu, sipas “Kurir”, ka dashur të japë mesazhin se është një njeri që kërkon të tregojë se është i fjalës dhe i besës. “Ata që veshin kollare blu janë njerëz të urtë, që flasin mirë, me dashuri dhe entuziazëm”, shkruan “Kurir”. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura