Analiza e BBC: Rusia dhe Perëndimi po shkojnë drejt Luftës së Ftohtë?

Oct 17, 2016 | 13:55
SHPËRNDAJE

A po shkojnë Rusia dhe Perëndimi drejt një lufte të re të Ftohtë? Kjo është pyetja që ka në thelb analiza e 

obama putin

Teksa analizon situatën aktuale, akuzat, kundërakuzat në rangje të larta dhe tensionet në rritje krijuar për shkak të bombarimeve në Siri, Marcus shkruan se “Është e vështirë të imagjinohet një periudhë që nga fundi i Luftës së Ftohtë, kur marrëdhëniet mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të kenë qenë më të këqija”.

Sipas tij, zyrtarët amerikanë e kanë përshkruar sulmin ndaj Alepos si “barbari” dhe paralajmëruan se aty po bëhen krime lufte.

Presidenti rus ka folur në mënyrë të qartë në lidhje me përkeqësimin e klimës midis Uashingtonit dhe Moskës, duke këmbëngulur se ajo që administrata Obama dëshiron është “diktat” në vend të dialogut.

Për të gjitha këto, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë ende në kontakt lidhur me sa po ndodh në Siri.

Për të gjithë retorikën e ashpër dhe akuzat, dy krerët e kuptojnë se ata kanë një rol të rëndësishëm për çdo zgjidhje eventuale të dramës siriane.

Pavarësisht strategjive, një luftë e përhershme në Siri nuk do t’i japë përfitime asnjërit prej vendeve.

Por pa atë nivel bazë të besimit dhe mirëkuptimit në mes tyre, çdo dialog qëndron mbi themele të lëkundshme.

Fundi i Luftës së Ftohtë duhet të ishte shoqëruar në fakt me nisjen e një epoke të re.
Për një kohë Rusia u tërhoq nga skena botërore, por tani ajo është kthyer me një hakmarrje, e etur për të konsoliduar pozitën e saj më afër shtëpisë; për të rikthyer diçka nga roli i dikurshëm global.

Por pse gjërat po shkojnë keq? Kush duhet fajësuar? A anon faji nga SHBA, apo ishte nostalgjia e Rusisë për madhështinë e dikurshme Sovjetike?

Pse gjërat tani morën aq keq sa për ta përshkruar gjendjen aktuale si një “Luftë e Ftohte”?

Nuk po përpiqem të jap përgjigjet e pyetjeve, por po hedh disa pika.

Për Paul R Pillar një studiues në Qendrën për Studime të Sigurisë në Universitetin Georgetoën dhe një ish-oficer i lartë i CIA-s, faji fillestar qëndron te Perëndimi.

“Marrëdhënia shkoi keq kur Perëndimi nuk e trajtoi Rusinë si një komb që doli nga komunizmi sovjetik”. Por në vend të kësaj, ai u konsiderua si shteti pasues i Bashkimit Sovjetik dhe kjo trashëgoi edhe mosbesimin e perëndimit.

Ky është mëkati fillestar, që u pasua nga entuziazmi i Perëndimit për zgjerimin e NATO-s, së pari duke marrë vende si Polonia, Republika Çeke dhe Hungaria, që njiheshin për luftën kundër sundimit të Moskës.

Por zgjerimi i NATO-s nuk mbaroi këtu, pasi u shtuan shtetet baltike. Me pak fjalë, Rusia beson se është trajtuar padrejtësisht që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Kjo, natyrisht, nuk është pikëpamja konvencionale në Perëndim, i cili preferon të përqëndrohet në revanshizmin rus – një qëndrim të personifikuar nga Vladimir Putin, një njeri që e ka përshkruar rënien e Bashkimit Sovjetik si “katastrofen me te madhe gjeopolitike” të shekullit i 20.

Dhe ky është një debat interesant, a duhet të përqendrohet diskutimi në gabimin fillestar të mënyrës se si Perëndimi e trajtoi Rusinë, apo duhet parë sjellja e Moskës në Gjerogji, Siri, apo edhe Ukrainë?

Sir John Saëers, ish-kreu i Shërbimit Informativ Sekret britanik (MI6), është gjithashtu një ish-ambasador britanik në Kombet e Bashkuara. Duke analizuar diplomacinë ruse, ai përqëndrohet në periudhën më të fundit.

Në një intervistë të fundit në BBC ai tha se Perëndimi nuk ishte invesuar me vëmendje të mjaftueshme për të ndërtuar marrëdhënie të duhura strategjike me Rusinë gjatë tetë viteve të fundit.

Fuqia absolute e Uashingtonit mund të jetë në rënie, por a është i gatshëm ai për të mbështetur retorikën me forcë? (Në Siri përgjigja ka pasur.)

Nikolas K Gvosdev ka shkruar së fundi në një revistë për politikën amerikane se cfarëdo të jenë gabimet e së kaluarës, tashmë gjendemi në këtë pikë.

A janë Shtetet e Bashkuara dhe Rusia në të vërtetë në prag të konfliktit mbi Sirinë?

Paul Pillar mendon se Lufta e Ftohtë nuk është termi i duhur. “Nuk është ajo lloj konkurrencë globale ideologjike që karakterizonte Luftën e Ftohtë dhe për fat të mirë nuk kemi garën e armëve bërthamore”, më tha ai.

“Ajo që ka mbetur është konkurrenca e madhe për ndikim dhe Rusia është një fuqi e një rendi më të vogël se Bashkimi Sovjetik dhe superfuqia Shtetet e Bashkuara vazhdon të jetë.”

Situata është e ngjashme me vitin 2008, mes SHBA-Rusi në prag të liftës Rusi-Gjeorgji dhe sjell në kujtesë politikën e administratës së Bushit ndaj Moskës, rrëmujë që u trashëgua edhe nga Obama.

Sir John i tha BBC se, sipas tij, “nuk është një përgjegjësi e madhe për presidentin e ardhshëm amerikan (dhe unë shumë shpresoj se do të jetë e Hillary Clinton – vëren ai) për të krijuar një tjetër marrëdhënie.

Ne nuk jemi në kërkim të marrëdhënieve të ngrohta me Rusinë,  thotë ai.
“Ajo që ne jemi duke kërkuar është një marrëdhënie strategjike me Moskën në lidhje me mënyrën se si të sigurojë stabilitetin global, në mënyrë që stabiliteti i botës të vihet në një bazë më të fortë se sa ka qenë.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura