Analiza e BBC/ A do ta shqetësojë BE-në fitorja e Melonit? Pse uniteti i bllokut evropian do jetë nën presion. Emigrantët rrezikojnë!

Sep 26, 2022 | 13:57
SHPËRNDAJE

Nga Katya Adler- BBC

giorgia meloni

Tonet proteksioniste nacionaliste të Giorgia Melonit e shqetësojnë vërtet Brukselin.

Italia është ekonomia e tretë më e madhe e bllokut dhe një nga anëtarët themelues të saj. Meloni është një euroskeptike “nga thellësia e shpirtit”.

Gjatë fushatës ajo foli shpesh për Italinë që po shtypej nga anëtarët më të mëdhenj dhe më të pasur të BE-së.

Por ndërsa është distancuar nga thirrjet që Italia të largohet plotësisht nga euro ose BE, frika është se ka gjasa të bashkohet me pikëpamjet e anëtarëve më ‘problematikë’ të Brukselit, Hungarinë dhe Poloninë, veçanërisht kur bëhet fjalë për migracionin.

Disiplina fiskale është gjithashtu një pikë e mundshme e “ndezjes së tensioneve”.

Italia është një nga vendet më borxhlie në Evropë, por premtimet e Giorgia Melonit për mirëqenien janë të konsiderueshme: duke përfshirë më shumë mbështetje për invalidët, për kujdesin ndaj fëmijëve, për pensionistët dhe për gratë italiane, një përpjekje, thotë ajo, për t’i inkurajuar ato të lindin më shumë fëmijë, me qëllimin për të mbajtur të ulët numrin e punonjësve emigrantë.

E gjithë kjo do të kushtojë shumë para dhe premtimi i saj miqësor ndaj biznesit për një taksë të sheshtë, realiste ose jo, në teori do të nënkuptonte më pak të ardhura në duart e qeverisë.

Fitorja e Giorgia Melonit vjen në një kohë kritike për Evropën.

Sanksionet kundër Rusisë po rrisin presionet inflacioniste. Giorgia Meloni e di se shqetësimet kryesore të italianëve janë kostot spirale të energjisë dhe kriza akute e kostos së jetesës.

Duke marrë parasysh partnerët e saj të zgjedhur të koalicionit, manjati Berluskoni dhe populisti i ekstremit të djathtë Matteo Salvini kanë tradicionalisht lidhje të ngushta me Moskën, një shqetësim tjetër në Bruksel është nëse një qeveri e drejtuar nga Meloni do të qëndrojë në rrugën e sanksioneve të ashpra kundër Kremlinit.

Uniteti Evropian do të jetë nën presion.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura