Analiza e 25 prillit/ Balla: Mandati i tretë na imponon besnikëri më të madhe! Duhet më shumë bashkëveprim mes instancave të PS-së dhe…

Oct 16, 2021 | 21:51
SHPËRNDAJE

taulantballa

Kreu i grupit parlamentar socialist njëkohësisht drejtuesi politik i qarkut të Fierit, Taulant Balla ishte i pranishëm këtë të shtunë në analizën e zgjedhjeve të 25 prillit në Zharrëzm, Ruzhdie dhe Patos.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, ai shkruan se mandati i tretë i imponon socialistëve besnikëri më të madhe ndaj atyre që i kanë votuar.

Sipas tij, duhet të ketë më shumë koordinim dhe bashkëveprim mes qeverisë, grupit parlamentar dhe Partisë Socialiste në ccdo nivel.

Postimi i Taulant Ballës:

Analiza e Zgjedhjeve të 25 Prillit në Zharrëz, Ruzhdie dhe Patos. Ne socialistët duhet ta kemi shumë të qartë: mandati i tretë na imponon besnikëri më të madhe ndaj atyre që na votuan, njerëzve të zakonshëm të këtij vendi. Ata s’duhen harruar.

Na duhet më shumë koordinim dhe bashkëveprim mes qeverisë, Grupit Parlamentar, Partisë Socialiste në cdo nivel, por edhe me kryetarët e bashkive dhe këshilltarët bashkiakë.

Padyshim partia është baza e këtij procesi për të siguruar sa më shumë lidhje të Grupit Parlamentar dhe të Qeverisë me njerëzit.

Një parti e fortë në territor është garancia e mos-harresës për asnjë ditë prej nesh këtu lart, të atyre atje poshtë, në hartën e Shqipërisë reale të halleve, problemeve, shpresave e pritshmërive të shqiptarëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura