Analiza/ “Deti nuk është tepsia e Ramës. Pse Meta ka të drejtë”

Feb 20, 2018 | 14:55
SHPËRNDAJE

Ne nje analize me titull “Meta ka të drejtë, deti nuk është tepsia e Ramës”, analisti Andi Bushati thote se Presidenti Meta ka te drejte ne planin historik.

“Po t’i kthehemi së shkuarës së afërt, marëveshjes Berisha – Karamanlis për detin, nga ajo kemi nxjerrë një konkluzion të madh. Në negociatat që zhvillohen pa kontroll dhe në fshehtësi, mund të gabohet. Tashmë dëshmitë janë të qarta. Kabllogramet e ambasadës Amerikane dërguar Uashingtonit na e kanë dëshmuar se ato u zhvilluan nën presionin e Athinës për të penguar integrimin e Shqipërisë. Vëtë negociatorët kanë denoncuar (shiko Wikileaks poshte) para diplomatëve perendimorë se ata ishin të dënuar t’i kryenin bidesdimet në fshehtësi nga fuqitë e mëdha. Po ata, kanë dëshmuar se pala shqiptare zbatonte e bindur ato që kërkonte Athina”, kujton Bushati.

KOMENTI I PLOTE I ANDI BUSHATIT:

Sado mendim negativ të mund të kesh për karrierën politike të Ilir Metës, nuk mund të mos i jashpësh të drejtë presidentit aktual për qëndrimin që po mban për marëveshjen me Greqinë. Meta ka dalë sot në një konferencë për shtyp duke dhe ka bërë thirrje për “transparencë të plotë”. Më parë, ai ka botuar në media edhe një letër ku ka kërkuar më shumë informacion për njerëzit që do të negociojnë, për metodën që do të ndjekin dhe për objektin që do të marrin në shqyrtim.

andi-bushati1

Pra me qëndrimin e tij publik, presidenti ka marrë anë në një debat që po zhvillohet prej ditësh. Nga njëri krah është pala e qeverisë që ka hedhur në treg disa argumenta. Sipas tyre presidenti nuk duhet të japë plotfuqishmëri, por vetëm autorizimin për të. Sipas tyre presidenti ka më vonë edhe mundësi të tjera për ta kontrolluar procesin. Sipas tyre Ilir Meta, si një kafshë e vërtetë politike, po kërkon më shumë protagonizëm personal në këtë çështje të rëndësishme.

Prandaj pretendojnë ata, Meta, duhet të firmosë mbi një letër të bardhë dhe të mos e prishë festën e pajtimit për të cilën kanë rënë dakord që më parë Rama dhe Tsipras.

Në krahun tjetër, Ilir Meta mbështetet tëk vendimi i Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010, e cila i jep një rol kryesor Presidenti të Republikës gjatë negociatave ndërkombëtare.

Pra, pavarësisht vjegzave ligjore apo kushtetuese ku kapen, pavarësisht se mbështeten në vendime gjykate apo në ligje të votuara gjatë pushtetit të socialistëve, palët ndahen në dy koncepte më të mëdha.

Krahu i qeverisë thotë na jepni lejen ne një grushti të mbyllur dhe okult njerëzish, të pa njohur për publikun, të vendosim si do të ndajmë kufirin e 3 milion shqiptarëve.

Krahu i presidencës kërkon kontroll, besueshmëri dhe transparencë dhe integritet të njerzve që do të negociojnë.

Në planin historik Ilir Meta ka të drejtë. Po t’i kthehemi së shkuarës së afërt, marëveshjes Berisha – Karamanlis për detin, nga ajo kemi nxjerrë një konkluzion të madh. Në negociatat që zhvillohen pa kontroll dhe në fshehtësi, mund të gabohet. Tashmë dëshmitë janë të qarta. Kabllogramet e ambasadës Amerikane dërguar Uashingtonit na e kanë dëshmuar se ato u zhvilluan nën presionin e Athinës për të penguar integrimin e Shqipërisë. Vëtë negociatorët kanë denoncuar (shiko Wikileaks poshte) para diplomatëve perendimorë se ata ishin të dënuar t’i kryenin bidesdimet në fshehtësi nga fuqitë e mëdha. Po ata, kanë dëshmuar se pala shqiptare zbatonte e bindur ato që kërkonte Athina.

Pra, do të mjaftonte kjo eksperiencë për të mos përsëritur gabimet e së shkuarës dhe për të mos e lënë këtë proces si monopol të një grushti të ngushtë njerëzish.

Le të jemi të qartë, as Sali Berisha nuk është ai tradhëtari që vizatojnë disa, dhe që kishte si qëllim t’I shiste ujrat tona Greqisë. Natyrisht as për Edi Ramën nuk mund të mendohet e njëjta gjë. Por, në fund të fundit, ata janë politikanë, që mendojnë sipas interesave afatshkurtra dhe manovrave që u japin efekte të menjëhershme, prandaj ligji dhe kushtetuta ka parashikauar që ata të jenë të kontrollueshëm, kur nënshkruajnë marëveshje ndërkombëtare me efekte dhjetra apo më shumë vjeçare.

Pikërisht në këtë kontrollueshmëri dhe transparencë dhe po këmbëngul Ilir Meta përballë logjikës së Edi Ramës që po përsërit rrefrenin e zgjedhjeve: “E dua tepsinë të tërën dhe i vetëm.

Dhe këtu Meta ka të drejtë, sepse as deti dhe as kufijtë nuk janë si koncesionet, kullat apo inceneratorët që mund të lihen në mëshirën e tepsisë të një grykësi të pangopur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura