ANALIZA/ Bushati sulmon Ramën: Je bërë sëpatë nga kanabisi jot

Oct 14, 2016 | 16:00
SHPËRNDAJE

Analisti Andi Bushati shkruan sot se Rama po bën propagandë se vendi nuk është i mbytur nga kanabisi, por këtë nuk ia besojnë as mediat e huaja që po shkruajnë përditë për Shqipërinë.

andi bushati

Në një analizë në portalin lapsi.al ai shkruan se “një gjë është e qartë: askush nuk e beson më propagandën e Ramës dhe oborrtarëve të tij se Shqipëria është në vend ku droga luftohet. Shembujt e mësipërm nga media prestigjoze e bëjnë qesharak këtë pretendim. Pra këtu problem nuk shtrohet më a është shndërruar Shqipëria në një kopësht i lulëzuar i kanabisit në brigjet e Europës apo jo. Këtu problemi qëndron në pyetjen tjetër: Pse Edi Rama bën sikur nuk e kupton këtë dhe mundohet ta fshehë në të gjitha mënyrat? Për të gjetur një përgjigje për këtë dilemë mirë është ti referohemi historisë sonë të afërt. Për krimet më të mëdha që kanë bërë, liderët tanë janë munduar gjithnjë të fshehin “rënien e kullave””.

Sipas Bushatit “Berisha i parë kur vendosi të grabisë zgjedhjet e majtit 96 dhe të masakrojë opozitën, tha se kjo ishte vepër e komunistëve të maskuar si socialiste, të cilët u tërhoqën nga gara. Fatos Nano kur e akuzuan për kurrupsion, deklaronte se ai po pasurohej nga aktiviteti i ligjshëm i së shoqes biznesmene. Berisha i dytë kur u kap me preshë në duar në vrasjen e 4 qytetarëve të pafajshëm, prodhoi me dhjetra gënjeshtra, alibi dhe shpalli grupe të pafundme armiqësore, duke pretenduar se i kishin bërë një puç”.

“Pra qëndrimi është i njëjtë, sa më i madh krimi, aq më e madhe duhet të jetë edhe gënjeshtra. Këtë po bën edhe sot Edi Rama duke shpallur pushtimin e Shqipërisë nga droga si një trillium imagjinar të mediave të kazanit dhe makinerisë së baltës. Dhe pikërisht kjo përpjekje për të fshehur realitetin, është prova më e fortë se Rama i ka duart të zhytura në krim. Ai mund të vazhdojë të këmbëngulë në propagandën e vet, mund të sillet si i “bërë sëpatë” nga kanabisi që ka lejuar vetë, por ai nuk i jep dot përgjigje pyetjes fatale: pse mediat më prestigjoze të botës, nuk e hanë dot gënjeshtrën e tij?’, shkruan më tej Andi Bushati.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura