ANALIZA/ “Blushin po e sulmojnë ata që e shohin Ramën si dashnor imagjinar”

Oct 3, 2016 | 21:19
SHPËRNDAJE

Largimi i Ben Blushit nga Partia Socialiste dhe etiketimi i disa prej personazheve kryesorë të kësaj partie, bëri që ai të marrë edhe përgjigje.

andi bushati

Së fundmi publikisht ishin Blerina Gjylameti dhe Elisa Spiropali të cilat e akuzojnë Blushin se do të përdorë debatin për plehrat për interesat e tij personal.

Por Andi Bushati, në një analizë në lapsi.al shkruan se Blushin po e sulmojnë tre kategori.

“Braktisja spektakolare që Ben Blushi i bëri Rilindjes, duke shfrytëzuar për këtë një moment simbolik, si ai i lejes për të mbushur Shqipërinë me plehëra, ka shkaktuar një tronditje jo të vogël tek lakejtë e kreut të qeverisë. Në skenë kanë dalë tre lloje zelltarësh që po kërkojnë ti gjejnë paterica moralit të rrënuar të Edi Ramës”, shkruan Bushati.

Sipas tij “të parët janë ata që kanë humbur punën në administratë, për shkak të paaftësisë apo korrupsionit dhe që po kërkojnë ta shfrytëzojnë këtë kryqëzatë për tu ricikluar në vende pëllumbash. Të dytët janë ata që e shohin liderin si një dashnor imagjinar, e që janë të gatshëm që përpos trupit t’i vënë në dispozicion edhe mendjen. Të tretët dhe më të pamoralshmet, janë ato media, që prodhojnë fakte të trilluara, apo gjysëm të vërteta rënqethëse, për të vënë shenjën e barazimit, midis njeriut që i ftoi shqiptarët të shkruanin emrat e rilindasve në kazanët e plehrave dhe atyre që u zhytën vullnetarisht në ato kazanë”.

“Gjithnjë në këto 25 vjet, janë gjetur komsomolas të devotshëm, gra në kërkim të mashkullit superhero, media të përdala, që e kanë parë të keqen tek “armiku i partisë”. Tani, pas aktit të tij të fundit, radha po i takon Ben Blushit. Dhe sipas të gjitha gjasave, kryqëzata kundër tij e nisur me rugaçët e mitingut të Elbasanit do të vazhdojë. Sepse ajo është një  frymë e mbarsur nga vetë lideri i Rilindjes”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura