Analiza/ Artan Fuga: Pak fjalë për filozofinë politike të Aristotelit për antarë të FRESH-it

Jan 15, 2022 | 22:06
SHPËRNDAJE

fuga rama aristoteli

ARTAN FUGA

Në asnjë vend Aristoteli nuk ka thënë se njeriu dallohet nga kafsha sepse njeriu merret me politikë dhe kafsha nuk merret me politikë.

Kurrë. Sepse kjo do të thoshte se njerëzit që nuk merreshin me politikë Aristoteli do t’i kishte quajtur kafshë! Mos o Zot! Do të quante Demokritin, Euklidin, Paltonin, Homerin si kafshë!!!

Cfarë domethënë që njeriu dallohet nga kafsha sepse njeriu merret me politikë dhe kafsha jo? Mos do të thotë se të gjithë ata që nuk duan t’ja dinë për politikën sot janë kafshë? Njerëz janë vetëm deputetët, dhe ata që janë në komisione votimi?

Aristoteli ka thënë se njeriu është zoon politikon, pra është kafshë që je ton në bashkësi. Sepse në përkthimet më të mira të veprës së Aristotelit fjala “polis” nuk do të thotë thotë “qytet”. Por do të thotë bashkësi me institucione politike.

Qyteti është krejt koncept tjetër!

Se njeriu dallohet nga kafsha nga shumë anë të tjera. Madje ka politikanë që janë kafshë, pikërisht sepse merren me politikë! Varet se çfarë politike!

Mos kujtoni se është e vërtetPë që sa herë të rinjtë që merren me politikë masivisht aq më e mirë bëhet politika! Harrojeni! Hitleri afroi në politikën naziste të rinj, por nga kjo politika e tij nuk u bë fare më e mirë!

Mos e neglizhoni kështu historinë!

Palé të thuash se njeriu nis të shkëmbejë me njeriun kur nisi të merret me politikë. Shikoni për të mirën tuaj e kam! Mos shkoni në ndonjë provim dhe thoni këto gjëra se do të ngeleni në klasë. Me mua e sigurt njëherë.

Nuk ka antropolog që nuk e di se njeriu jetoi me qindra e mijëra vjet në bashkësi që nuk ishin fare bashkësi politike, nuk e njihnin politikën. Mos e hani atë koqe ulliri të thoni se politika dhe shteti e bëri njeriun njeri! Eshtë gafë e madhe!

Se Aristoteli mendonte se politika është e disa llojeve, ka demokraci, ka kaos, ka aristokraci, ka tirani, etj. Nuk ka thënë kurrë Aristoteli që njerëzit duhet të merren me politikë! Po fare!

Madje ka thënë që në rregjime monopolistike, oligarkike qytetari nuk bashkohet me kësilloj politikash por bën çfarë është e mundur t’i çmontojë këto rregjime oligarkike dhe të shkojë në demokraci. Por, as aty nuk gjen rehat sepse Aristoteli shpjegonte se në një demokraci politikanët korruptohen! Cdo e mirë ka edhe të keqen e vet!
Prandaj kujdes kur të dëgjoni leksione për Aristotelin! Kërkoni referencat, tekstet, bëni pyetje dhe mos e hani sapunin për tavë me kos!

Mbi të gjitha pranoni leksione nga njerëz specialistë të fushave përkatëse. Se poqese vjen puna që filozofinë politike të Aristotelit ta shpjegojë një politikan, atëhere dijeni që politika ka zaptuar dijen, historinë, akademinë, universitetet, dhe gjithçka është kthyer përmbys.

Nuk ishte Aleksandri i Maqedonisë që shpje gonte AristoteliN, por ishte Aristoteli që shpjegonte Aleksandrin!

Sot ndjej se Aristoteli është rrotulluar në varr!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura