Analisti: Rendi një dështim, Rama ia atribuon Tahirit

Oct 11, 2017 | 17:36
SHPËRNDAJE

Analisti Andi Bushati i ftuar në News 24 për të folur rreth situatës së rendit në vend, nga ku ka ngritur pikëpyetje rreth propagandës që sipas tij po bën ‘Rilindja’.

Ai tha se Rendi ka qenë një dështim për kapjen e trafikantëve dhe tani Rama bashkë me ministrin Xhafa këtë dështim ia atribuon Saimir Tahirit.

“Rendi ka qenë një dështim për kapjen e trafikantëve, dhe këtë dështim ia atribuojnë Tahirit. Këtu është ngërçi që ka sot propaganda e Rilindjes, ata nuk guxojnë të thonë se e ka fajin Tahiri, por ata duan të përçojnë idenë se ja tani është më mirë që Tahri nuk është më, tani është më mirë që 12 drejtorët e tij nuk janë më” tha Bushati.

Gjithashtu Bushati ngre dyshime për deklaratat e Ramës nga mandati i parë në këtë fillim mandati të dytë.

“Ju e mbani mënd që sa herë flitej për hashashin, ai i quante mediat kazani mediatik, dhe makineri balte e seancën e parë, në fjalën e tij falënderon opozitën për denoncimet e drogës. Kujt Rame duhet ti besoj?” tha analisti.

Po ashtu Bushati foli edhe për takimin e Ramës me ndërkombëtarët në kohën e negociatave për të nxjerrë opozitën nga  çadra.

Ai tha se ndërkombëtarët i thanë Ramës se janë me opozitën për çështjet rreth krimit dhe drogës që ajo ngre, por nuk jemi dakord për faktin që ajo kërkon të mos hyjë në zgjedhje.

“Konfidencualisht unë di që të gjithë ndërkombëtarët i kanë thënë Ramës, ne jemi me ty për çadrën, por jemi me opozitën për çështjet e drogës dhe kriminalitetit që ajo ngre,” ka thënë Bushati.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura