Analisti i njohur britanik Tim Judah, pyet Vuçiçin nëse qëndron deklarata e SHBA-së, për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Mar 27, 2020 | 20:03
SHPËRNDAJE

Pas deklaratës së DASH ku ndër të tjera thuhej se, SHBA po jep energji dialogut që do të çonte në njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, ka reaguar gazetari dhe analisti i njohur britanik, Tim Judah.

tim-780x439-1-780x439

Përmes një shkrimi në Twitter, ai ka pyetur presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, nëse qëndron deklarata për njohje të Kosovës.

“Po pyesja veten se çfarë mendoni për këtë, veçanërisht për atë që thonë amerikanët: “Ne besojmë se ky vrull do t’i japë energji të re një procesi dialogu që do të çonte në njohje të ndërsjellë”. A është e vërtetë që procesi i dialogut çon në njohjen e Kosovës si shtet nga Serbia?”, ka shkruar Judah.

Ndërkaq, në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit, thuhej se nuk ka asnjë plan të fshehtë për shkëmbime të tokave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, siç është spekuluar më herët.

Sipas tyre, SHBA synon të përmirësojë ekonominë në Kosovë dhe të krijojë një vrull ekonomik, për të hapur vende pune.

Ne duam të sqarojmë se nuk ka asnjë plan të fshehtë për shkëmbime të tokave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, siç kanë spekuluar disa. I dërguari i posaçëm presidencial Richard Grenell nuk e ka parë dhe as diskutuar kurrë një plan të tillë.

Përqendrimi i qeverisë amerikane në mbështetjen e marrëveshjeve të fundit për të rivendosur lidhjet ajrore, hekurudhore dhe autostradë midis Kosovës dhe Serbisë synon të përmirësojë ekonominë dhe të krijojë një vrull ekonomik. Ne besojmë se kjo vrull do t’i japë energji të re një procesi dialogu që do të çonte në njohje të ndërsjellë”, thuhet në fund./Telegrafi/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura