Ana Lleshi rikthehet në “Për’puthen” kësaj here për të ngelur shtatzënë, tre djem vetofrohen që në takimin e parë

Jan 23, 2022 | 12:09
SHPËRNDAJE

Ana Lleshi, që është për herë të dytë konkurrente në “Për’puthen”, ka shprehur shpesh dëshirën për të sjellë në jetë një fëmijë. Ajo thotë se është në kohën e duhur dhe në emision po kërkon partnerin që i përshtatet.

ana lleshi (2)

Për këtë temë, ajo diskutoi dhe me Erionin gjatë takimit. Të pyetur nga moderatorja Bora Zemani, nëse i frikëson një vajzë kur flet për fëmijë që në takim të parë, disa prej djemve thanë se ky fakt u pëlqen.

“Mua nuk më tremb. Është e gatshme për të krijuar një familje, është shumë bukur. Edhe unë dua të kem një familje”, tha Bruno.

ana lleshi (6)

Aldisi po ashtu shpreh i gatshëm, duke theksuar se do të dilte një bebe me sy të bukur. Për të gjithë ata që i kanë harruar bëmat e saj të para dy viteve në “Për’puthem” po ua rikujtojmë.

ana lleshi (7)

Ana Lleshi është 27- vjeçarja më e komentuar e fundit të vitit 2020, në programin e njohjeve “Përputhen”. Ajo ka lindur në Sarandë dhe jeton në Tiranë. Vajza, e cila zotëron një biznes të vetin dhe ka pasion gatimin, kërkonte partner në televizion, ndërkohë që e ka prezantuar veten si të paparashikueshme, që i pëlqen adrenalina.

ana lleshi (1)

Por duket se për famë Ana është vajza nga Saranda që i bën të gjitha në televizion për më shumë vëmendje, ashtu siç pranoi të bënte kërcimin twerk, për të cilin po ashtu u komentua jo pak. Si në rastin e twerk-ut, ashtu dhe të shtratit me Arjonin, Ana u mbyt në lot, duke u bërë objekt i komenteve se, në fakt, ajo ishte thjesht aktorja, që po luante pa problem të gjitha rolet e skenarit që i jepeshin nga “Përputhen”, edhe pse kemi të bëjmë me një ”reality show”.

ana lleshi, arjan konomi (2)

Le të ndalojmë në fillim te fotot e saj në shtrat me Arjon Lulin. Arjon Luli, (tashmë i lidhur me një tjetër vajzë të “Përputhen”) kishte paralajmëruar se do të nxirrte disa të vërteta në shesh nga emisioni. Sipas tij, publikut disa gjëra i mbahen të fshehta dhe vendosi që të nxirrte diçka në lidhje me një vajzë e një djalë të programit.

arjon luli, ana lleshi (7)

Ai publikoi disa foto ku shfaqej në një shtrat me një vajzë, dhe tha se ishte Ana Lleshi. “Pantera zgjohu se do ikim te puntata! Datën dhe arsyen pse i publikova do t’i them në një moment të dytë”, shkruante Arjoni.

arjon luli, ana lleshi (3)

Ndjekësit e emisionit nxorën edhe disa foto nga postime të mëparshme të Anës, në të cilat shihej se ajo mban në dorë të njëjtin byzylyk dhe thonjtë i kishte të lyer po njësoj si te fotot që kishte publikuar Arjoni.

arjon luli, ana lleshi (1)

Menjëherë pas këtyre postimeve reagoi Shqipja, e cila kishte treguar më herët se do të bashkëpunonte me Arjonin për të nxjerrë të vërtetat e spektaklit. Vetë Ana sqaroi foton me Arjonin në krevat.

arjon luli, ana lleshi (4)

Ajo u shpreh se Arjoni e ka kërcënuar dy herë më këtë foto, të cilën ajo nuk e dinte që e kishte. Madje, ka bërë dy kërcënime dhe shantazhe, të cilat Ana i kishte të regjistruara dhe i kishte dërguar në polici.

/Panoramaplus.al

arjon luli, ana lleshi (6) ana lleshi, arjan konomi (7) ana lleshi, arjan konomi (6) ana lleshi arsim abduli (4) ana lleshi (1) ana lleshi (2) ana lleshi1 ana lleshi (5) ana lleshi (7) ana lleshi3 ana lleshi2 ana lleshi (10) ana lleshi (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura