“Amon, amon o t’keqen”- Policia bashkiake shtrin në tokë mbledhësin e kanaçeve në Tiranë. Video bëhet virale

May 26, 2020 | 11:23
SHPËRNDAJE

Në rrjetet sociale është bërë virale një video ku dy punonjës të Policisë Bashkiake të Tiranës ndalojnë me forcë dhe shtrinë në trotuar një pjesëtare të komunitetit rom.

Ky i fundit është ndaluar nga Policia Bashkiake pasi po mblidhte kanaçe në kazanet e mbeturinave në zonën e Yzberitisht në Tiranë.

Në video dëgjohet teksa qytetari u kërkon policëve ta lëshojnë, ndërkohë që ata e shtrinë në tokë.

“Amon, amon, ca bën o t’keqen”- dëgjohet teksa bërtet qytetari në video.

Për këtë video ka reaguar dhe Lëvizja Rinore Egjiptianë & Rome e cila i bën thirrje institucioneve shqiptare dhe Ambasade të SHBA dhe BE të reagojnë.

“Ndërkohë që qeveritarët tanë synojnë integrimin ne BE ??‍♂️ I shikojnë këto gjëra Avokati i Popullit, European Union in Albania, U.S. Embassy-Tirana, CoE Office in Albania, OSCE Presence in Albania, Ambasada Gjermane Tiranë ??”, thekson kjo shoqatë.

dhuna ndaj romit policia e shtetit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura