Amnisti për gjobat, kryeministri Rama flet për vendosjen e maskave: Sanksionet duhet të jenë edhe më të larta! S’duam ti fusim duart në…

Oct 15, 2020 | 15:29
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për gjobat që do vendosen ndaj qytetarëve për mos mbajtjen e maskave në rrugë.

Rama tha se gjobat sipas tij duhet të ishin edhe më të larta, por sipas tij vendosja e sanksionit nuk është qëllim në vetvete.

Ai foli edhe për amnistinë që morën qytetarët për gjobat dhe bllokimin e automjeteve gjatë karantinës së kaluar, teksa tha se “s’duam të fusim duartë në arkën e familjeve”.

“Gjobat janë amnistuar në një moment  të caktuar për të dhënë dhe një mesazh tjetër, se nuk është çështja e frikës apo e ndonjë nevoje që ne të fusim duart në arkën e familjeve dhe të marrim përmes gjobave paratë që hyjnë në shtëpi nga një punë që është e vështirë.

Duhet të kuptojmë mirë të gjithë që duhet të kontribuojnë. Me faljen që bëmë vlerësuam dhe një fakt tjetër, ata që s’kishin paguar ende dhe kishin makinat e bllokuara meritonin një mirëkuptim, pasi sidoqoftë një kohë e shkurtër kaloi.

Përsa i përket gjobave për maskën nuk është ky qëllimi, s’është dëshira. Unë me gjobën kam raport strikt, si kuptoj ata që thonë që gjobat janë të ulëta, gjobat duhet të jenë të larta.

Ato nuk janë taksa, por gjobat për shkeljen e rregullave, duhet ta shohim me strikt”, tha Rama.

Kryeministri tha se gjobat do dërgohen në faturën e dritave, ndërkohë që u shpreh se mbajtja e maskave do zgjasë për një kohë të gjatë për të shmangur infektimin nga COVID-19, por edhe prekjen nga gripi stinor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura