AMF konferencë për edukimin financiar, Koçi: Nxisin zhvillimin e tregjeve

May 24, 2018 | 18:29
SHPËRNDAJE

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare organizoi sot, Konferencën Kombëtare “Edukimi Financiar” me fokus kryesor studentët, të cilët shpalosën punime të ndryshme në lidhje me tregjet nën mbikëqyrje dhe rëndësinë e edukimit financiar për zhvillimin e tyre.

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së, Ervin Koçi, u ndal te rëndësia e edukimit financiar në funksion të mbrojtjes së konsumatorëve dhe investitorëve, në funksion të zhvillimit të mëtejshëm të tregjeve financiare jobankare. Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së u shpreh se “Konferenca që ne po zhvillojmë sot, është fillimi i një dialogu të përbashkët me stafet akademike, ekspertë të tregjeve financiare jobankare dhe organizma që veprojnë në treg për të përcjellë ide të reja në përballimin e sfidave me të cilat ndeshen tregjet nën mbikëqyrjen e AMF-së.33305606_10216218535076832_6927673212113256448_n

Ky dialog i hapur sot do të na ndihmojë të kemi një pasqyrë më të saktë të tendencave dhe përvojave më të mira në zhvillimin e tregjeve financiare jobankare. Dua të theksoj këtu se në bashkëpunim me ekspertë e specialistë të fushave, AMF hartoi një Strategji 5-vjeçare zhvillimi, me synimin për t’i kthyer tregjet tona të brishta, në tregjet me ecurinë më pozitive dhe si tregu financiar jobankar më i konsoliduar në Ballkanin Perëndimor”. Kryetari i Bordit të AMF-së, Pajtim Melani tha se edukimi financiar është investimi më i sigurtë për një rritje ekonomike afatgjatë.

Ai ftoi kompanitë financiare të investojnë më shumë në promovimin e edukimit financiar. Në përfundim të konferencës, Autoriteti dhe shoqatat e tregjeve nën mbikëqyrje, Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë, Shoqata e Siguruesve të Jetës, Pensioneve Private dhe Fondeve të Investimit, si dhe Shoqata e Tregtimit të Titujve në Shqipëri shpërndanë çmime të ndryshme për punimet më të mira.

Çmimet lidheshin me kontrata punësimi në shoqëritë që veprojnë në tregjet nën mbikëqyrje, mundësinë e intershipeve apo dhurimin e pajisjeve dixhitale për studentët. AMF synon që kjo konferencë me studentët të shndërrohet në një aktivitet të përvitshëm duke i shërbyer edukimit financiar dhe përfshirjes më të madhe të të rinjve në tregjet nën mbikëqyrje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura