Amerikanët të interesuar për një fabrikë ushtarake në Kosovë

Aug 2, 2015 | 11:38
SHPËRNDAJE

Kosova vazhdon të mbetet vrimë e zezë për investitorët e huaj potencialë, edhe përkundër interesimit të disa kompanive të njohura në botë.

zeka
Terrenin për investime e kanë kërkuar edhe kompani të fuqishme amerikane, të cilët mungesa e ligjeve, mos funksionimi i rendit i bëjnë të hezitojnë për të marrë vendimin për investime reale në Kosovë.

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, tha se qeverisja e re gjatë këtyre 8 muajve, sa i përket dikasterit ekonomik, janë fokusuar më tepër në konkretizimin e pakos fiskale, më konkretisht ligjeve tatimore që rregullojnë fushën e tyre në vend. Sipas tij, në përgjithësi vërehet një frymë më pozitive tek investitorët e huaj, por që rezultate konkrete ende nuk ka. Ai shpreson që me kornizën e re ligjore do të mund të bëjnë që të investitorët potencial të kenë negociata direkt me shtetin.

“Presim që ndoshta edhe kjo kornizë ligjore, ose legjislacioni, të krijohet që të mundësoj negociata direkt midis qeverisë edhe investitorëve potencial strategjik. Gjithmonë duke minimizuar hapësirën për çfarë do keqpërdorimi të kësaj kornize ligjore. Çfarë kemi vënë re gjatë këtyre muajve të parë të vitit 2015, është një interesim më i shtuar i kompanive amerikane edhe kompanive të tjera të huaja që interesohen të kërkojnë informata për ambientin e të bërit biznes”, tha Zeka.

Ai po ashtu tha se disa nga kompanitë amerikane kanë shpreh interesim të investojnë në disa fusha që tek ne tradicionalisht nuk janë të njohura. Një kompani amerikane sipas Zekës është e interesuar të hap fabrikë për prodhimin e pjesëve ushtarake dhe mjete të blinduara.

“Kjo të cilën e përmenda për ndërtimin e një fabrike për montimin e automjeteve të blinduara dhe pajisjeve të tjera ushtarake, po planifikojnë që të vijë në Kosovë gjatë muajit të ardhshëm, eventualisht deri në vjeshtën e hershme. Ne jemi duke përgatitur që të kenë ata takime sa më të frytshme me nivelin qeveritarë. Po kjo është ajo çfarë ndoshta për momentin lejon korniza ligjore, me rëndësi është që mos të mbyllet dera që në vizitën e tyre të parë të kthehen me shpresë, dhe të mund të realizojnë investimin e tyre”, tha Zeka. (Koha) 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura