Amendamenti i Blushit dhe Hafizit: Presidenti të zgjidhet nga populli

Jun 23, 2016 | 14:01
SHPËRNDAJE

Deputeti socialist Ben Blushi ka qenë sërish kritik sot në fjalën e tij në Kuvend, sa i takon reformës në drejtësi për të cilën palët politike po përpiqen të arrijnë konsensus për ta votuar. Por Blushi ka nënvizuar se populli i thjeshtë nuk ka marrë vesh asgjë se çfarë është reforma në drejtësi dhe çfarë ndryshimesh do të sjellë ajo.

mimoza_hafizi_ben_blushi_22776

Sipas deputetit, themelorja e diskutimit që duhet bërë është në lidhje me kompetencat që i jepen apo i merren popullit. Ai ka propozuar që siç bëjnë disa vende fqinje me ne, evropiane, Presidenti i vendit të zgjidhet nga populli.

Blushi ka theksuar se “sot me kolegen time Mimoza Hafizi po sjellim një amendament sipas të cilit presidenti duhet të zgjidhet me votë direkte nga populli’.

“E kam propozuar në 2007, u rrëzua. Sot kam vendosur ta sjell si amendament. Bashkë me kolegen time, Hafizi, do sjellim një amendament, që shpresoj ta pranoni në parim. Pavarësisht se ai kërkon 28 vota sipas Kushtetutës për tu futur në procedurë, sipas të cilit Presidenti i Republikës duhet të zgjidhet me votë direkte nga populli. Unë e di që kjo është e vështirë për shumë prej jush politikisht. Do kërkojmë vota individuale. Besoj se ka burra dhe gra këtu që kanë pak më shumë koshiencë dhe kanë nevojë të shohin përtej dhe sidomos kanë nevojë të sillen si njerëz të përgjegjshëm për ti deleguar shqiptarëve një diçka të merituar që nuk e kanë pasur kurrë”, tha Blushi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura