“Ambulancën e kemi të lodhur”, zv.ministrja i përgjigjet infermieres së Velipojës

Feb 21, 2018 | 15:11
SHPËRNDAJE

Zv.Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli është pyetur për apelin e infermieres së Qendrës Shëndetësore të Velipojës, Vjollca Pacaj e cila ishte e para në vendin e aksidentit tragjik, ku humbën jetën 4 anëtarë të një familje.

fruthi-ne-opinion

Infermierja kërkonte nga Ministria e Shëndetësisë një ambulancë të re, pasi sipas saj ambulanca e Qendrës Shëndetësore të Velipojës është e amortizuar.

E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se infermierja ka të drejtë në kërkesën e saj, por në aksidentin e Velipojës kanë qenë 3 ambulanca. Mira Rakacolli u shpreh se këtë vit do vijnë 30 ambulanca të reja dhe shpreson që një të shkojë edhe në Velipojë.

“Infermierja ka të drejtë për kërkesën e saj, por në vendngjarje atë ditë në Velipojë kanë qenë 3 ambulanca, pasi 2 ishin nga spitali i Shkodrës. Përveç asaj dhimbje ne ndihemi mirë që ambulancat shkuan në kohë për tju dhënë ndihmën. Ne jemi në dijeni për ambulancat e amortizuara në disa qytete dhe do zëvendësohen, pasi ne do marrim 30 ambulanca të reja këtë vit dhe shpresoj që një të shkojë edhe tek spitali i Velipojës”- tha Mira Rakacolli.

Balkanweb

http://www.balkanweb.com/site/ambulancen-e-kemi-te-lodhur-reagon-zv-ministrja-e-shendetesise-pas-deklarates-se-infermieres-ne-velipoje/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura