Ambulancë ajrore, ja helikotperi që do të jetë në Tiranë (FOTO)

Apr 27, 2015 | 18:07
SHPËRNDAJE

Ministria jonë e Shëndetësisë ka marrë në dorëzim kohët e fundit pajisjet e para ambulatore EC135. Mediat e huaja shkruajnë se Air Ambulance Technology (AAT), e specializuar për të përshtatur ambientiet e brendshme të helikopterëve, ka sjellë pajisjet e para që quhen EC135.

Helikopteri, i cili do të përqendrohet në Tiranë, është i pajisur me teknologjinë më të fundit mjekësore për kujdes intensiv dhe misionet fillestare të shpëtimit.

Air Ambulance Technology, është projektuar, zhvilluar, prodhuar dhe ka instaluar pjesën e brendshme të këtyre helikopterëve për mbi 20 vjet.

Ja vecoritë e EC135:

• kat integral mjekësor në dy pozicione
• Pajisjet medicinale të lëvizhmë lehtësisht
• Nuk ka ndryshim në strukturën e helikopterit që kërkohet.
• Mirëmbajtja dhe pastrimi bëhen lehtësisht
• Standard utilitar për rolin e ambulancës ajrore

Për cfarë përdoret:

Ambulanca, Kërkim dhe Shpëtim, situata katastrofale, kujdes intensiv

MUNDËSITË E TRANSPORTIT
1 ose 2 pacientë apo Inkubatori

EKIPI MJEKËSOR

1 Doktor, 1 ndihmës, 2 anetar ekuipazhi


 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura