Ambra pretendoi fitoren e Dancing, ja përgjigja e ulët e Dorina Memës

Jan 6, 2016 | 13:33
SHPËRNDAJE

58128_1504364036534304_5699350643360922551_n

Pak kohë pas fitores së kupës në “Dancin With The Stras” nga Dorina Mema, duket se kanë nisur polemikat.

Dorina ka shkruar një status në Facebook-un e saj ku i përgjigjet komentit të Ambra Medës, e cila është shprehur se e meritonte ajo fitoren dhe jo Dorina.

Ambra ka qenë finalistja tjetër e cila nuk ka mundur dot të marrë kupën. Komentet e Dorina Memës kanë qenë të ashpra ndaj Ambrës, duke i thënë madje se për mëshirë mund t’ia dhurojë kupën.

Ajo i kujton gjithashtu Ambrës që të mos kërkojë më tepër nga çfarë Zoti i ka dhënë, (kujtojmë këtu se Ambra ishte vajza e cila mposhti kancerin pak kohë më parë).

Ja statusi i plotë:

“Postet e Ambres: komentet pas shpine e buzeqeshjet e komplimentet para fytyres
na dhimbsej, e mbeshtetem te gjithe, si gjithe shqiptaret qe kauzat na prekin, me kujtohej balerini i saj kur thoshte do zoti shkojme ne finale, kur nderronte levizjet se Ambra si bente dot, ai e mbante me pekule dhe ne ka merite qe Ambra hyri ne finale eshte e Jurgenit por ketu konkuronin Vipat jo balerinet… E dashur Ambra mos kerko me teper nga Zoti se cte ka dhene, danci eshte zhaner sportiv dhe fiziku yt nuk ishte gati per kte sprove… Per meshire un ta fal kupen se Zoti per mua ka shkruajtur fitore te tjera: te jap nje keshille, un qe sot po korr fitore kam pranuar me perpara humbje, mesohu te pranosh te vertetat se fitoret fallco te cojne ne gremina…”, shkruan fituesja në Facebook.

1923777_10206642851004798_7411151080408736682_n

Ndërkohë që Ambra pas kësaj ka shkruar se ka qenë “Gazeta Shqiptare” ajo që i ka transformuar titullin, sepse ajo nuk e ka thënë që meritonte fitoren.

12468174_1231119496905189_1499948988_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura