Ambla, e para e 2016-s merr çekun nga Veliaj: Urimi ynë, tani një traditë

Jan 1, 2016 | 14:30
SHPËRNDAJE

Foshnja e parë e këtij viti është një vajzë. Ajo ka ardhur në jetë vetëm pak minuta pas ndërrimit të viteve.

veliajbebeFoshnja e seksit femër ka ardhur në jetë rreth orës 00:05 në maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’ në Tiranë.

Vajza e quajtur Ambla Shahu me peshë 3 kg e 550 gram gëzon shëndet të plotë.

bebjaPrindërit e rinj janë shprehur të gëzuar për lindjen e vajzës së tyre.

Dhurata e Veliajt 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhuron çekun për fëmijën e parë të lindur në kryeqytet.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte sot në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Gerdalinë”, ku dorëzoi çekun e parë për vajzën e lindur pak minuta pas mesnate.

“Më vjen shumë mirë sot që në datën 1 janar i urojmë të gjithë qytetarëve të Tiranës gëzuar Vitin e Ri. Mënyra se si bashkia uron për ata që janë qytetarët më të rinj të Tiranës, bebet e reja që i shtohen komunitetit të qytetit tonë, është duke rikthyer një traditë shumë të mirë të Kryeministrit Rama në bashki, ku për çdo fëmijë hapim një llogari bankare me 50 mijë lekë”, u shpreh Veliaj.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura