Amber Heard tha se Johnny Depp e hodhi nga shkallët, Kate Moss del para Gjykatës: Ja dëshmia e modeles që mund të ndryshojë gjithçka

May 25, 2022 | 16:51
SHPËRNDAJE

PANORAMA PLUS/ Me siguri e mbani mend videon epike të avokatit të Johnny Depp Ben Chew një prej seancave të fundit të gjyqit duke u gëzuar pasi Amber përmendi ish-të dashurën e tij super yllin, Kate Moss.

Nëse jo, po risjellim në vëmendje se Amber pretendoi se në një debat në vitin 2015 me burrin e saj, ajo u shqetësua se ai do të dëmtonte motrën e saj, Whitney, e cila ishte e pranishme në sherrin e tyre atë kohë. Ajo tha se në atë moment “mendoi për Kate Moss dhe rënien e saj nga shkallët”.

Komentet e saj shkaktuan një reagim nga avokati i Johnny i cili mund të shihej duke qeshur e festuar. Videoja nga ai tregon avokatin e Johnny duke u kthyer nga kolegët e tij dhe duke bërtitur “Po!” përpara se t’i drejtohej klientit të tij  dhe të thotë: “Mos reagoni. Kjo është perfekte!” Johnny, nga ana tjetër, mban kokën ulur, por mund të shihet duke buzëqeshur dhe duke tundur kokën. Reagimi i njerëzve ndaj ‘festës’ së Ben ka qenë i madh.

Dhe Benit nuk i shkoi kot festa pasi Kate Moss doli sot në Gjykatë për të dëshmuar në favor të Depp. Moss, e cila ishte në lidhje me Depp në vitet ’90, nuk e ka akuzuar kurrë aktorin për abuzim, por Heard më parë pretendoi gjatë gjyqit të tyre në 2020 në Mbretërinë e Bashkuar se dy persona i thanë asaj se Depp e shtyu Moss-in një herë nga shkallët. Moss mohoi pretendimet në dëshmi, e cila zgjati më pak se pesë minuta.

Modelja kujtoi një incident në Xhamajka ku ajo dhe Depp po dilnin nga një dhomë pas një stuhie shiu. Moss dëshmoi se Depp doli i pari nga…

VIJONI LEXIMIN E ARTIKULLIT TE PLOTE NE FAQEN E PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura