Ambasadorja Yuri Kim publikon foton krah Dua Lipës: E lumtur të uroj qytetaren më të re të Shqipërisë

Nov 28, 2022 | 17:52
SHPËRNDAJE

Ambasadorja Yuri Kim ka takuar këngëtaren shqiptare Dua Lipa gjatë qëndrimit të saj në Tiranë.

yurikim

Diplomatja amerikane ka postuar në Instagram një foto krah Dua Lipës, teksa e ka uruar për marrjen e pasaportës shqiptare.

Postimi i Yuri Kim:

E lumtur për të uruar qytetaren më të re të Shqipërisë dhe e emocionuar për koncertin e Dua Lipës sonte për të festuar 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

ambasadorja

Sot në mbrëmje, Dua Lipa do të mbajë një koncert në vazhdën e turit të saj të albumit “Future Nostalgia”. Koncerti përkon me 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Më herët, Dua Lipa në një konferencë për mediat u shpreh se ndihet e emocionuar për të performuar sërish pas kaq vitesh për publikun shqiptar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura