Deklaratat e Berishës/ Ambasadorja Yuri Kim paralajmëron: Jemi seriozë sa i përket korrupsionit duke përfshirë rastet kur zyrtarët e lartë…

Sep 21, 2021 | 22:54
SHPËRNDAJE

yurikim

Ambasadorja Yuri Kim qëndron e palëkundur ndaj qëndrimit amerikan për luftën kundër korrupsionit në Shqipëri.

Në një reagim në rrjete sociale, ajo i është përgjigjur deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha i cili më herët gjatë ditës së sotme deklaroi se nuk ka thënë asnjëherë se nuk ka dosje ndaj tij, por i ka konsideruar shpifje të gjitha pretendimet e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Ambasadorja Yuri Kim shkruan në rrjete sociale se SHBA është serioze për të luftuar korrupsionin ku janë përfshirë zyrtarë të lartë dhe qeveritarë.

“Në Uashington po kalojmë mirë duke koordinuar hapat e mëtejshëm për të përforëcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. Është shumë e qartë se ne jemi seriozë për korrupsionin ku përfshihen zyrtarë qeveritarë të shteteve teksa shprehim mbështetjen ndaj Shqipërisë e cila është më demokratike dhe më e fortë. SHBA ka qenë me Shqipërinë në 30 vitet e fundit, dhe do të jetë me ju dhe për 30 vitet e ardhshme dhe më tej” – shkruan Kim.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur pasditen e sotme nga Fieri lidhur me shpalljen non-grata nga SHBA. Duke iu referuar deklaratave të mëparshme të ambasadores, Berisha tha se nuk ka mohuar ekzistencën e dosjes ndaj tij.

Sipas ish-liderit demokrat, dosja ka vetëm shpifje të bazuara në raporte mediatike pranë qeverisë së Edi Ramës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura