Ambasadorja Yuri Kim komenton urdhrin e Joe Biden: Kush trafikon qenie njerëzore nuk do të lejohet të hyjë në SHBA

Jun 17, 2021 | 11:07
SHPËRNDAJE

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim ka komentuar urdhrin e Presidentit Joe Biden, për t’i ndaluar hyrjen ne SHBA personave qe synojnë destabilizimin e Ballkanit.

Gjatë një konferencë të zhvilluar nga OSBE, Kim u shpreh se çdo person që trafikon qenie njerëzore do t’i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Diplomatja amerikane bën thirrje që trafikantët duhet të dërgohen në burg, ndërsa kush abuzon me të drejtat e njeriut duhet të ndëshkohet.

““Siç jeni në dijeni, Presidenti Biden dhe Sekretari Blinken e kanë bërë të qartë se korrupsioni, abuzimet me të drejtat e njeriut dhe krime të tjera destabilizuese përbëjnë kërcënime për sigurinë kombëtare të SHBA.

Ata kanë udhëzuar të gjitha agjencitë qeveritare të SHBA për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kundër dëmit që krimet e rënda dhe abuzimi me të drejtat njeriut, të tilla si trafikimi i qenieve njerëzore, i shkaktojnë sigurisë sonë kombëtare.

Në këtë drejtim, ne duam të nënvizojmë rëndësinë e luftës kundër abuzimeve ndaj të drejtave të njeriut në Shqipëri. Përgatitjet e Shqipërisë për negociatat e anëtarësimit në BE dhe anëtarësim nuk kërkojnë asgjë më pak.” u shpreh Kim.

Më tej ambasadorja u shpreh:

Urdhri Ekzekutiv i Presidentit Biden në lidhje me Ballkanin Perëndimor ngre mbrojtjen e të drejtave të njeriut – dhe për këtë arsye luftën kundër trafikimit njerëzor – në një përparësi kombëtare për Shtetet e Bashkuara. 

Ne synojmë të mbajmë përgjegjës ata që janë përgjegjës ose bashkëpunëtorë në abuzimet serioze të të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor. 

Kjo do të thotë që trafikantët përfaqësojnë, për të cituar termin e përdorur në urdhër, “një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara”.

Nëse trafikoni qenie njerëzore, ne mund t’ju ndalojmë të hyni në Shtetet e Bashkuara duke pezulluar dokumentet tuaja të udhëtimit në SHBA.

Nëse keni një vizë amerikane, ajo nuk do t’ju shërbejë më.

Nëse trafikoni qenie njerëzore, qeveria e SH.B.A.-së mund të ndërmarrë veprime kundër pronës suaj nëse ajo kalon ose ka lidhje me Shtetet e Bashkuara.

Vini re se urdhri ekzekutiv i Presidentit Biden kërkon veprim kolektiv, i cili është tema e forumit të sotëm.

Ne do ta zbatojmë urdhrin duke koordinuar veprimet tona – nga brenda dhe nga jashtë – për të arritur qëllimin tonë të përbashkët”.

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/