Ambasadorja amerikane jep mesazhe në shqip: “Bashkimi bën fuqinë”! SHBA-Shqipëri, bashkë të ecim drejt së ardhmes

May 19, 2022 | 19:49
SHPËRNDAJE

Në kulmin e debateve politike, ku pritet të zgjidhet edhe Presidenti i ri, ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim dhe dhënë mesazhin e qartë se “bashkimi bën fuqinë”.

yuri kim

Diplomatja e lartë amerikane ishte e pranishme në një aktivitet në Tiranë, në kuadër 100-vjetorit të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri.

Yuri Kim u shpreh se nga Shqipëria ka mësuar dy gjera, që Shqipëria është vendi i shqiponjave dhe shprehjen e heroit Gjergj Kastriot Skenderbeu se “bashkimi ben fuqine”.

“Në këtë 100 vjetor -u shpreh Kim -le të qëndrojmë bashkë, të ecim drejt së ardhmes, Shqipëria dhe Amerika së bashku”.

“Është një mbrëmje e bukur për të festuar 100 vite së bashku. Kemi kaluar shumë gjëra së bashku, por ja ku jemi sot këtu.

Kjo e sotmja është mbrëmja më e pëlyre për mua. Nuk ka lidhje me muzikën, por me Rock & Roll. Ka të bëjë me lirinë, me shpresën, por edhe me rebelimin.

Nëse mendojmë për gjerat që na trishtojnë apo lumturojnë gjithmonë ka të bëjë me të ardhmen.

Po lexoja disa prej komenteve që kisha bërë për postimin e sotëm, një prej pyetjeve thoshte kështu: Cfare kisha mësuar diçka nga Shqipëria?

Nëse kam mësuar diçka për Shqipërinë është vendi i shqiponjave, sepse që të dy popujt tonë janë popuj shqiponjash, jemi popuj që ngrihemi lart në fluturim.

Gjëja e dytë është ajo që ka thënë heroi Gjergj Kastriot Skënderbeu “Bashkimi bën fuqinë”.

Të gjithë e dimë vlerën e saj. Në këtë 100 vjetor le të qëndrojmë bashkë, të ecim drejt së ardhmes, Shqipëria dhe Amerika së bashku”, tha Yuri Kim.

© Panorama.al

Te lidhura