Ambasadorin amerikan me orgjinë hebreje në Tiranë, botohet libri për historinë e tij

Jan 12, 2018 | 23:16
SHPËRNDAJE

Një libër i ri i botuar kohët e fundit në Shqipëri për herë të parë flet hollësisht për një hebre të shquar amerikan, të quajtur Herman Bernstein, që shërbeu si përfaqësues i Shteteve të Bashkuara në Mbretërinë e Zogut nga viti 1930 deri në 1933.

Autori i librit, Mal Berisha, i tha kolegut tonë Ilir Ikonomi se ka qëmtuar në shumë biblioteka dhe në disa arkiva për të hedhur dritë mbi jetën e Bernsteinit, i cili ashtu si shumë personalitete të huaja që kanë jetuar një farë kohe mes shqiptarëve, u shndërrua në mik të përhershëm të tyre. Zoti Berisha foli për Zërin e Amerikës nga studioja jonë në Nju Jork.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura