Ambasadori shqiptar në Ankara: Në Turqi jetojnë rreth 5 milionë shqiptarë

Aug 2, 2015 | 16:30
SHPËRNDAJE

Ambasadori shqiptar në Turqi, Genci Muçaj ka thënë në një intervistë për “EuroAsia Review” se në Turqi, vlerësohet se jetojnë rreth 5 milionë shqiptarë.

Genci Muçaj
Genci Muçaj

“Ne vlerësojmë se në Turqi jetojnë rreth 5 milionë shqiptarë. Kjo nuk është një shifër zyrtare. Gjithsesi, 100 % e shqiptarëve janë krenarë që janë shqiptarë dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim”, ka thënë ambasadori.

Më tej, në intervistë, ai ka folur për rëndësinë e marrëdhënieve mes Turqisë dhe Shqipërisë, si edhe ka vlerësuar rolin e Ankarasë në çështjen e Kosovës.

er.de.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura