Ambasadori: Pse nuk e njoha Ballistin kur e takova. Ai nuk e mbante flamurin kuq e zi në qeli

Sep 20, 2017 | 10:45
SHPËRNDAJE

Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci, Ilir Melo i ftuar në ‘Stusio e Hapur”, ka rrëfyer takimin prej dy orë e gjysmë me Ballist Morinën.

ballist-morina-665x400

“Kur e pashë në fillim nuk e kam njohur. Ai nuk kishte me mjekër dhe dukej shumë i brishtë. Por në mendimet dhe veprimet e tij ai ishte shumë i vendosur dhe ishte përgjegjës për atë që kishte bërë.

Në burgun e Dubrovnikut kishte dhe shqiptarë të tjerë. Ata i kishin kërkuar Morinës që të vendosnin në qeli flamurin shqiptar, por Morina nuk kishte pranuar. Ai u kishte thënë që flamuri është bërë të valëvitet i lirë dhe jo të vendoset në qeli.

Drejtori i burgut ishte shumë i kënaqur. Ai më tha që Ismaili ishte bërë shembull për të gjithë ata shqiptarë që janë në burg. Unë në të gjitha bisedat që kam pasur me të ai asnjëherë nuk ka shfaqur frikë” tha ambasadori.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura