Ambasadori norvegjez: Shqipëria dhe Kosova, dy vëllezër në shtëpi të ndara

Apr 18, 2015 | 8:00
SHPËRNDAJE

Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu, i cili njëkohësisht ushtron këtë detyrë edhe në Shqipëri, në një ligjëratë për studentët e Universitetit AAB ne Prishtinë, komentoi deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për bashkimin Kosovë- Shqipëri, duke thënë se është i mendimit të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili pati thënë se “Jemi dy vëllezër, por jetojmë në shtëpi të ndara”.

Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu

“Në momentin që Kosova do t’i bashkohet Shqipërisë, mendoj se Prishtina nuk do të jetë kryeqytet i Shqipërisë së Madhe. Nuk besoj se Kosova do të jetë në qendër të aktiviteteve. Nuk besoj se Kosova do të jetë pjesë e politikave funksionale të Shqipërisë së Madhe. E më pas do të linte problemi mes Jugut dhe Veriut të Shqipërisë, kështu që mendoj se qasja e Ibrahim Rugovës e shpjegon më së miri këtë gjë”, u shpreh ambasadori norvegjez Braathu.

Sa i përket rolit të Norvegjisë në çlirimin e Kosovës në Luftën e fundit, ambasadori Braathu, tha se Norvegjia ka qenë e angazhuar në procesin e Kosovës që nga vitet ‘80 e deri në vitin 1999, por edhe më pas. Ky shtet ka qenë ndër shtetet që i ka dhënë më së shumti ndihma Kosovës.

Ambasadori norvegjez në këtë ligjëratë foli edhe për protestat që do të mbahen nesër të organizuara nga opozita, duke thënë se është e drejtë demokratike që të protestohet, por ato të jenë të qeta dhe të mos përsëriten skenat nga protestat e fundit që ishin në Kosovë.

Ambasadori Braathugja të ligjëratës studentëve u foli edhe për historikun e shtetformimit norvegjez, për referendumin dhe monarkinë kushtetuese, si dhe shkaqet që çuan këtë shtet të refuzojë me referendum të hyjnë në Bashkimin Evropian, proces ky që ende është temë në Norvegji.

Në fund të kësaj ligjërate, u zhvillua edhe një debat, ku studentët e Universitetit AAB parashtruan pyetje, të cilave iu përgjigj ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, JanBraathu. /Telegrafi/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura