Ambasadori maqedonas lë shtatzënë diplomaten shqiptare. Mediat publikojnë fotot

May 5, 2015 | 8:15
SHPËRNDAJE

Një ambasador i Maqedonisë në një vend perëndimor ka jetuar në një lidhje dashurie me një kolege të re nga MPJ, transmeton “Lajmpress”.

Lajmi i publikuar sot ne “Lajmpress”

Ambasadori është i martuar, ndërkaq gruaja e tij gjithashtu është në pushtet, edhe pse jo në ekzekutiv. Ambasadori është person i afërt me Nikolla Gruevskin. 

Skandali është “zgjidhur” në atë mënyrë që dyshja e dashuruar është e ndarë në dy qytetet të ndryshme, edhe pse vazhdojnë të punojnë në shtetin e njëjtë europian.

Sipas burimeve të gazetës “Lajm” në MPJ, bëhet fjalë për ambasador maqedonas, kurse diplomatja në fjalë është shqiptare.

Ky informacion nuk është i konfirmuar zyrtarisht. Burime shqiptare në MPJ thonë se pozita e diplomatëve shqiptarë është aq margjinalizuar, saqë gjasa për të përparuar në karrierë kanë vetëm at(o)a diplomatë-e shqiptar-e që janë simpatikë-e për shefat e tyre maqedonas.

Nderkohe, nje portal maqedonas, domkaz.mk ka publikuar nje fotografi te nje djali dhe nje vazje dhe ngre pyetjen nese ata jane ambasadori dhe diplomatja shqiptare te perfshire ne kete histori. 

Lajmi ne portalin maqedonas

“Sasho dhe Blerta janë dyshja e përfshirë në skandalin e lartpërmendur, duke u bazuar në burimet e saja brenda MPJ”, njofton dokazi.mk.

LAJMPRESS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura