Ambasadori Lu, të premten do t’u përgjigjet pyetjeve tuaja në Facebook

Mar 30, 2015 | 18:15
SHPËRNDAJE

Të premten, më 3 prill, 2015, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Donald Lu, do t’u përgjigjet pyetjeve tuaja në bashkëbisedimin e drejtpërdrejtë “Pyet Ambasadorin” në Facebook, bën me dije ambasada e SHBA në vendin tonë.

Të premten, më 3 prill, 2015, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Donald Lu, do tu përgjigjet pyetjeve tuaja në bashkëbisedimin e drejtpërdrejtë “Pyet Ambasadorin” në Facebook

“Doni të dini më shumë mbi përshtypjet e tija të para mbi Shqipërinë, njerëzit apo qytetet që ka vizituar? Atëherë bashkohuni me ne të premten dhe do të keni mundësinë që të pyesni Ambasadorin Lu.

Shënim: Nuk do të merren në konsideratë pyetjet që do të postohen përpara datës 3 prill, 2015. Ne do të postojmë më shumë detaje gjatë ditëve në vijim, prandaj na ndiqni!”, thuhet në njoftimin e ambasadës postuar në rrjetin social.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura